All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen më 14 shtator mbajti fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian. Gjatë këtij fjalimi, shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

14 Shtator 2022, 10:36 Nga d.a.
Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin
von der leyen
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse, siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Von der Leyen më 14 shtator mbajti fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian. Gjatë këtij fjalimi, shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union, dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, tha Von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian përmendi Ballkanin në disa pjesë të fjalimit të saj, kur foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë fillon me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet të mobilizojmë fuqinë tonë kolektive”, tha ajo.

Duke folur për rrugën e anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së mbështeti idenë për formimin e një Bashkësie Politike Evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të bllokut evropian.

Samiti i BE-së pritet të zhvillohet në tetor në Pragë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderët e vendeve evropiane që nuk janë në BE, sikurse Britania e madhe, Norvegjia dhe vende të tjera.

Idenë për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane e kishte përmendur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kryesimit të vendit të tij me Presidencën e BE-së. Idenë e Macronit e kishte mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Von der Leyen tha se krijimi i kësaj bashkësie nuk do të kishte “për qëllim që ta zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së. Pjesa më e madhe e fjalimit të Von der Leyen iu kushtuar pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës dhe pasoja që ka shkaktuar kjo luftë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe botën, përfshirë edhe rritjen e madhe të çmimit të naftës dhe gazit.

E veshur me rroba me ngjyra të flamurit të Ukrainës, Von der Leyen tha se BE-ja veçse ka zvogëluar dukshëm varësinë me furnizime të energjisë ruse.

Ajo rikujtoi se vitin e kaluar, BE-ja merrte 40 për qind të gazit nga Rusia, ndërkaq sivjet kjo përqindje ka rënë në 9 për qind. Mysafire e veçantë gjatë fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Evropian ishte bashkëshortja e presidentit të Ukrainës. Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë ajo tha se ato po japin rezultat dhe ato “janë aty për të mbetur”.

“[Presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin do të dështojë, Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, po ashtu, ka prezantuar disa masa për të ulur konsumin e energjisë gjatë dimrit, teksa e akuzoi Rusinë se po manipulon me tregun e energjisë, duke djegur gaz dhe duke rritur çmimet e energjisë në tregjet botërore./REL/

ursula von der leyen ballkani perendimor ne be

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj