LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen porosi Shkupit: Miratoni ndryshimet kushtetuese për të ardhmen tuaj

Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

30 Tetor 2023, 12:33 Nga r.ll
Von der Leyen porosi Shkupit: Miratoni ndryshimet kushtetuese për të
Ursula von der Leyen dhe Dimitar Kovaçevski

SHKUP-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet nga ndryshimet kushtetuese.

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të hënën në Shkup, shefja e KE-së tha se ndodhet në Maqedoninë e Veriut që Kovaçevskit dhe qytetarëve të këtij shteti t’iu përcjell mesazhin se “jeni në rrugë të mirë që t’i bashkoheni BE-së dhe se BE-ja mezi pret që t’iu shohë në mesin e saj”.

“Ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo çfarë ka arritur Maqedonia e Veriut është mbresëlënëse, andaj vërtetë dëshiroj që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të lëvizë përpara me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha von der Leyen.

“Dritarja e mundësive është e hapur, andaj shpresoj se të gjitha partitë do të shfrytëzojnë momentin që të ecni përpara në miratimin e vendimeve të vështira, por që do të jenë për të mirën e vendit tuaj”, shtoi zyrtarja evropiane.

Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

Ndryshimet miratohen nga Kuvendi me dy të tretat, por shumica parlamentare nuk ka votat e nevojshme andaj kërkohet mbështetja e opozitës, e cila i kundërshton me arsyetimin se janë të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

Von der Leyen mospërfshirjen në agjendën e takimeve të kryetarit të VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, nga partia e të cilit varen ndryshimet kushtetuese, e arsyetoi me atë se ajo do të vizitojë jo vetëm Maqedoni të Veriut, por dhe në vendet tjera në Ballkanin Perëndimor, ku është paraparë të takohet vetëm me presidentët dhe kryeministrat.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se beson se partitë, që sipas tij “historikisht kanë qenë kundër integrimit, më në fund do të kenë parasysh interesin shtetëror dhe të ardhmen evropian të qytetarëve”.

“Ne kemi një mundësi të papërsëritshme që të sigurojmë të ardhme evropiane për shtetin me miratimin e vendimeve të nevojshme në Kuvend. Unë shpresoj se ata të cilët gjatë gjithë historisë ishin kundër integrimit evropian për herë të parë në veprimin e tyre politik do të dëshmojnë se janë për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se shpreson se pas 17 vjet pritjeje, Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet me BE-në dhe se deri në vitin 2030 do të arrihet deri tek anëtarësimi.

Kryetarja e Komisionit Evropian në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka prezantuar edhe Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

“Plani për zhvillim do të nxisë ekonominë tuaj dhe më e rëndësishme është se do të krijojë vende të reja të punës dhe njëkohësisht do t’iu mbështesë në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE. Besoj se kjo është një ofertë e vërtetë në kohë të vërtetë. Plani ka potencial që të shkëpusë ekonominë e juaj për një dekadë dhe ky është qëllimi, ndërsa do të luajë një rol të rëndësishëm në rrugën e juaj të integrimit”, tha von der Leyen.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut ajo përmendi nevojën për reforma të thella në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në administratën publike e në sfera tjera.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se institucionet do të bëjnë gjitha për të përmbushur kriteret, pasi plani, sipas tij, “paraqet shtytje për nxitje për zhvillimin ekonomik, hapjen e tregut evropian për prodhimet maqedonase, uljen e shpenzimeve për transporti, uljen e doganave, mundësi të reja në sektorin e energjetikës, por edhe në kualifikimin e kuadrit në më shumë sfera”. Pas Shkupit, von der Leyen do të qëndrojë edhe në Prishtinë, Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë./REL

ursula von der leyen dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj