LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e 14-vjeçarit dhe plagosja e 5 personave në Austri, autoritetet: 23-vjeçari sirian ishte i nxitur nga terrorizmi islamik

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e quajti "të tmerrshëm" sulmin e së shtunës.

16 Shkurt 2025, 14:45 Nga N.F
Vrasja e 14-vjeçarit dhe plagosja e 5 personave në Austri,
Pamje nga vendi i ngjajres

AUSTRI- Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali 14-vjeçar dhe plagosjen e pesë njerëzve të tjerë një ditë më herët, ishte i nxitur nga “terrorizmi islamik”. I dyshuari, një sirian 23-vjeçar, u arrestua pasi e kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha të dielën se ndjeu “zemërim ndaj sulmuesit islamist, i cili i theri me thikë njerëzit e pafajshëm këtu, në këtë qytet”. Karner tha për gazetarë në Fillak se sulmuesi kishte lidhje me grupin Shteti Islamik dhe se ishte radikalizuar në internet brenda një kohë shumë të shkurtër.

Guvernatori i landit, Peter Kaiser, e falënderoi një burrë 42-vjeçar, i cili është sirian gjithashtu, për parandalimin e përkeqësimit të situatës pasi ai e ndali të dyshuarin gjatë sulmit.

"Kjo tregon se sa ngushtë mund të bashkohen e keqja terroriste dhe mirësia njerëzore brenda të së njëjtës kombësi", tha ai.

Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit. Në nëntor të vitit 2020, një burrë, i cili më parë kishte tentuar t’i bashkohej grupit Shteti Islamik, kreu një sulm të përgjakshëm në Vjenë, i armatosur me pushkë automatike dhe jelek të rrejshëm shpërthyes, duke i vrarë katër njerëz, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e quajti "të tmerrshëm" sulmin e së shtunës.

"Asnjë fjalë nuk mund ta zhbëjë vuajtjen, tmerrin dhe frikën. Bashkëndiejmë me familjen e viktimës së ndjerë dhe me familjet e të plagosurve", shkroi ai në X.

Komuniteti i Sirisë së Lirë në Austri u distancua nga sulmi dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

"Të gjithë ne u detyruam të largoheshim nga Siria, vendi ynë, sepse nuk ishim më të sigurt atje – askush nuk e la vendin e vet me dëshirë. Jemi mirënjohës që kemi gjetur strehim dhe mbrojtje në Austri", tha ky komunitet në një komunikatë në Facebook.

"Duam të theksojmë: Kushdo që shkakton përçarje dhe prish paqen e shoqërisë nuk përfaqëson sirianët që kanë kërkuar dhe kanë gjetur mbrojtje këtu" thuhet tutje në njoftim.

Fillaku, qytet i njohur turistik pranë kufijve me Italinë dhe Slloveninë, njihet për atmosferën e tij të qetë, e cila ndërthur traditat mesdhetare dhe alpine./REL

plagosja e 5 personave ne austri vrasja e 14-vjecarit ne austri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj