LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes: U vra nga bashkëshorti! Naim Murseli mori pjesë fizikisht në kryerjen e veprës penale

Syla theksoi se në bazë të aktakuzës dhe provave të siguruara deri më tani, rezulton se Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, pra ky i fundit ka marrë pjesë fizikisht në kryerjen e veprës penale.

17 Janar 2025, 22:07 Nga B.Z
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes: U vra nga bashkëshorti! Naim
Liridona Ademaj, Naim Murseli

PRISHTINË - Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Liridona Ademaj, e cila u vra në Kosovë nga 4 persona mes tyre edhe bashkëshorti tregoi akuzat që rëndojnë mbi 4 të pandehurit dhe vazhdimësinë e procesit gjyqësor.

Leotrim Syla i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, theksoi se në bazë të aktakuzës dhe provave të siguruara deri më tani, rezulton se Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, pra ky i fundit ka marrë pjesë fizikisht në kryerjen e veprës penale.

“Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj dhe ka ngritur aktakuzën ndaj tre bashkëkryesve, bashkë me personin e katërt i cili ka marrë pjesë vetëm në shitjen e armës më të cilën është kryer vrasja. Ndërsa 3 të parët akuzohen për vrasje të rëndë, personi i katërt është i akuzuar vetëm për shitje të armës. Dy të akuzuar të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë edhe nga një akuzë tjetër që u ngarkohet. Granit Plavës për posedim të një arme dhe Kushtrim Kokalla përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, ka mbi supe edhe veprën penala të mos lajmërimit të veprës penale”,-tha Syla.

“Në seancën e radhës për shkak se do të jetë shqyrtimi fillestar sipas Kodit të Procedurës Penale, mund të mbyllet në rast se të njëjtët pranojnë fajësinë, kurse në rast se të njëjtit nuk pranojnë fajësinë kalojmë në kundërshtimin e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, që u jep të drejtë që ta dërgojnë të njëjtën në gjykatë për konfirmim. Pra gjykata duhet ta kalojë këtë stad para se të kalojë në gjykim”,-shtoi ai.

“Mund t’iu them me përgjegjësi të plotë, në bazë të asaj që thotë aktakuza: bashkëshorti nuk ishte vetëm porositësi por ishte edhe bashkëkryesi, pra mori pjesë edhe fizikisht në kryerjen e veprës penale”,- nënvizoi avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë.

“Për prokurorinë motivet ishin edhe pasurore, probleme familjare dhe çështje personale të vetë Naimit. Motivet pasurore prokuroria i ka lidhur me atë se Naimi ka pasur probleme financiare dhe ka paguar një polic të sigurimit për Liridonën e ndjerë, që pas vrasjes së saj të përfitonte në shtetin e Suedisë. Te motivet e tjera ka renditur problemet et ij që kishte familjare me Liridonën, sipas deklaratës së Naimit, dhe motive të tjera të jashtme, ashtu siç janë paraqitur në media, në aktakuzë nuk ka asnjë”,- shtoi avokati Syla.

Sipas tij, në dosje flitet edhe për problemet bashkëshortore që kishin Liridona Ademaj me Naim Murselin.

“Diçka e tillë në aktakuzë përmendet dhe pse shkarazi, për shkak se nuk lidhet drejtpërdrejtë me aktakizën dhe me vrasjen por që ka qenë njëri nga problemet që ka pasur Liridona me Naimin, gjatë jetës së tyre bashkëshortore që sipas deklaratës së Naim Murselit, vrehet në një farë mënyrë është shtyrë nga problem familjar që ka pasur me Liridonën si pasojë e atij rasti”,- u shpreh Syla.

liridona ademaj naim museli

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje