LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e policit në veri të Kosovës, Gjermania: Irrituese kur Vuçiç i deklaron fajtorët viktima

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Vuçiç duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të çshkallëzuar situatën. Gjithashtu është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura.

29 Shtator 2023, 17:19 Nga f.i
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Gjermania: Irrituese kur
foto ilustruese

GJERMANI- Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se Presidenti serb duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon. NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë.

Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç të veprojë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të çshkallëzuar, tha të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane. 

Por nëse qeveria serbe tani organizon një ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në çshkallëzim, tha ai. Serbia duhet "të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna", kërkoi zëdhënësi. Gjithashtu është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura. Është irrituese të shohësh se si presidenti serb "deklaron se fajtorët janë viktima”.

Në veri të Kosovës, sipas informacioneve të qeverisë, 30 persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj policisë kosovare të dielën në një fshat jo shumë larg kufirit me Serbinë. Më pas ata pushtuan një manastir ortodoks serb. Një oficer policie dhe tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimeve të zjarrit, sipas policisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një sulm terrorist të kryer nga kriminelët e inkurajuar nga Serbia. Serbia dhe Vuçiçi i kanë hedhur poshtë akuzat. Ndërkohë, ish-nënkryetari i partisë serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin. Prandaj ai dha dorëheqjen nga pozita e tij brenda partisë. Sipas njoftimit, as lidershipi serb dhe as ai i serbëve të Kosovës nuk ishin të informuar.

NATO shton praninë në Kosovë

Përballë tensioneve të fundit në Kosovë, NATO do të rrisë praninë e saj në vendin e Ballkanit Perëndimor. Aleanca transatlantike në Bruksel tha të premten se forca shtesë ishin autorizuar për t'iu përgjigjur situatës aktuale. Aleanca fillimisht nuk tha se sa ushtarë të tjerë do të vendoseshin ose cilat vende do t'i siguronin ata. Përshkallëzimi më i madh i dhunës në disa muaj ka ndodhur në veri të Kosovës fundjavën e kaluar.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të shtypit, dpa, trupat shtesë të KFOR-it mund të jenë britanike. Ministria e Mbrojtjes në Londër njoftoi vetëm pak muaj më parë se Mbretëria e Bashkuar dëshron të japë "një kontribut vendimtar" për KFOR-in të paktën deri në vitin 2026.

“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të garantojmë që komandanti ynë ta ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm për KFOR-in për të përmbushur mandatin e tij," tha në një deklaratë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg."Ne jemi të gatshëm të bëjmë përshtatje të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it si të jetë e nevojshme, tha ai.

Në operacionin e KFOR-it të Kombeve të Bashkuara janë përfshirë 28 shtete, tetë prej të cilave nuk janë anëtarë të NATO-s. Aktualisht rreth 3400 ushtarë të KFOR-it janë stacionuar në Kosovë, duke përfshirë rreth 80 nga Bundeswehr-i. Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.

Aleanca kishte vendosur tashmë në maj të rrisë praninë e saj në Kosovë me 700 ushtarë. Kjo u bë në përgjigje të sulmeve të turmave serbe kundër ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Në atë kohë u plagosën 30 ushtarë italianë e hungarezë dhe mbi 50 serbë./DW

tensionet në veri të kosovës gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj