LIVE UPDATES
Bota

Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA/ Autori vihet në pranga, bërtiti "Palestina e lirë" në momentin e arrestimit

Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin.

22 Maj 2025, 07:41 Nga r.ll
Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite
foto ilustruese

SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Muzeut Hebraik të qytetit, ndërsa autori i sulmit u arrestua pak kohë më vonë. 

Dy punonjës të Ambasadës Izraelite, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:00 (me orën lokale) ndërsa po largoheshin nga një aktivitet që po zhvillohej në muze. Sipas NBC News, ishte një çift që kishte ndërmend të fejohej së shpejti në Jerusalem.

Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin.

Më pas ai u përpoq të hynte në ndërtesë, ku u ndalua nga personeli i sigurisë. Në momentin e arrestimit të tij, 30-vjeçari, i quajtur Elias Rodriguez nga Çikago, po bërtiste "Palestina e lirë".

Shikoni videon e arrestimit të autorit më poshtë:


Ambasada izraelite po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për hetimin e vrasjes së rëndë. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i saj, ambasadori izraelit nuk ishte në vendngjarje në kohën e sulmit.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së,  Pam Bondi, tha në një postim se ajo dhe Prokurorja e Përgjithshme në detyrë e Uashingtonit, Janine Piro, vizituan nga afër vendngjarjen, Muzeun Hebraik. Ndërtesa, e vendosur shumë afër zyrës rajonale të FBI-së në Uashington, i është kushtuar nxjerrjes në pah të përvojës hebraike në rajon, sipas faqes së saj të internetit.

"Nuk ka kërcënim për sigurinë publike në këtë kohë", tha Zyra Rajonale e FBI-së në Uashington, e cila po merr pjesë në hetim, në një deklaratë në mediat sociale.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Christie Noem,  publikoi një deklaratë duke informuar publikun rreth incidentit dhe duke u zotuar se autori i krimit do të nxirret para drejtësisë.  

Ted Deutsch, drejtor ekzekutiv i Komitetit Amerikan Hebraik, tha se organizata e tij po organizonte një aktivitet në muze të mërkurën në mbrëmje. "Jemi të shkatërruar që një akt i papërshkrueshëm dhune ndodhi jashtë vendit të ngjarjes", tha ai në një deklaratë. "Në këtë kohë, ndërsa presim më shumë informacion nga policia rreth asaj që ndodhi saktësisht, mendimet dhe zemrat tona janë me të prekurit dhe familjet e tyre."

Danny  Danon,  përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, iu referua "një akti të çoroditur të terrorizmit antisemit", gjithashtu nëpërmjet X. "Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe", shtoi ai. "Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal." “Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën”, shtoi ambasadori.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje