Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryqi i Kuq Palestinez ka thënë se 40 njerëz tjerë janë plagosur. Brigadat e Dëshmorëve al-Aqsa është një rrjet i milicive të lidhura me Fatah-un dhe lëvizjen palestineze që kontrollon Bregun Perëndimor.
IZRAEL- Ibrahim al-Nabulsi, udhëheqësi lokal i grupit militant palestinez, Brigadat e Dëshmorëve al-Aqsa, është vrarë në një operacion izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor. Al-Nabulsi dhe dy burra tjerë janë vrarë gjatë bastisjeve në një shtëpi në qytetin Nablus.
Kryqi i Kuq Palestinez ka thënë se 40 njerëz tjerë janë plagosur. Brigadat e Dëshmorëve al-Aqsa është një rrjet i milicive të lidhura me Fatah-un dhe lëvizjen palestineze që kontrollon Bregun Perëndimor.
Izraeli ka akuzuar Nabulsin për udhëheqje të një qelize të grupit që ka kryer sulme kundër izraelitëve në Bregun Perëndimor. Tre bashkëpunëtorë të tij janë vrarë në disa bastisje të kryera në shkurt, mirëpo Nabulsi pati ikur, kanë thënë mediat izraelite.
Përgjatë fundjavës, Izraeli ka nisur sulme ajrore ndaj militantëve të grupit, Xhihadi Islamik Palestinez në Rripin e Gazës. Si pasojë e sulmeve kanë vdekur të paktën 44 palestinezë, përfshirë dy komandantë të lartë.
Militantët kanë nisur po ashtu qindra raketa nga Gaza, si pasojë e të cilave janë lënduar lehtë disa izraelitë. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti tri ditë pas nisjes së luftimeve, ka hyrë në fuqi të dielën. Tensionet rriten shpesh në mes të Izraelit dhe palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Gaza udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili e ka luftuar Izraelin disa herë. Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se janë duke vuajtur për shkak të veprimeve dhe kufizimeve të Izraelit. Izraeli, në anën tjetër, thotë se është duke vepruar për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.
Një ndër pikat kyçe të mospajtimeve mes dy palëve ka të bëjë me Jerusalemin. Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen. Ankesimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet ndërkombëtarisht./REL/
anija turke TURQI- Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar lëshoi 'kërcënime' të reja pak para nisjes së anijes Abdul Hamid Khan...
Autori i vrasjes GREQI- 22-vjeçari pakistanez ia atribuon vrasjen brutale të 17-vjeçares Nikoletta, Kuranit. Vrasësi u vet&eum...
foto ilustruese SERBI- Rreth 30,000 zejtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë shumë të nevojshëm nga Maqedonia e Veriut dhe...
Peskov RUSI- Kremlini hodhi poshtë të martën thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për një ndalim të udhët...
Joseph Wu TAJVAN- Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvi...
Anija me grure TURQI- Një blerës në Liban ka refuzuar ngarkesën e anijes së parë të drithit që u largua nga Ukraina...
Foto ilustruese SHBA- Numri i faqeve në internet që përhapin dezinformata për Rusinë dhe Ukrainën, është rritur m&e...
lija e majmunit GJERMANI- Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë...
gaz BRUKSEL- Plani i gazit emergjent i Bashkimit Evropian hyri në fuqi të martën, me shtetet anëtare që iu kërkua t...
foto ilustruese SERBI- Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi ...