LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin e diplomacisë kineze

Takimi i dy presidentëve u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Serbia që nga viti 2021 ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të Bashkimit Evropian (BE), me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

25 Shtator 2024, 10:43 Nga N.F
Vuçiç bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë. Vuçiç ka shkruar në Instagram se e falënderoi Iranin për "qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë".

Takimi i dy presidentëve u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Serbia që nga viti 2021 ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të Bashkimit Evropian (BE), me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Teheranit për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës as Irani nuk e njeh. Vuçiq, siç raportohet, gjatë takimit me presidentin iranian ka theksuar rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për të intensifikuar dialogun dhe aktivitetet diplomatike me qëllim të qetësimit sa më të shpejtë të të gjitha konflikteve, pasojat e të cilave tashmë janë të thella dhe afatgjata.

Vuçiq e ka ftuar presidentin e Iranit që ta vizitojë Serbinë.

"Këmbyem mendime për vendin dhe rolin e vendeve tona në arenën politike ndërkombëtare, si dhe për nevojën për të shfrytëzuar ndikimin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme me qëllim të zhvillimit, përparimit, paqes, stabilitetit dhe lidhjes ekonomike, që sot janë tejet të nevojshme për të gjithë ne", ka shtuar Vuçiq.

Kosova ishte një nga temat e bisedës së Vuçiqit edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi.

Siç ka shkruar në Instagram, Vuçiq ia paraqiti kreut të diplomacisë kineze "situatën gjithnjë e më të vështirë të popullit serb" në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen kineze "në luftën për të vërtetën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare".

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës, e cila po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Vuçiq ka theksuar gjithashtu se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës pasi në maj të këtij viti votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq ka shtuar se me Wang Yi ka diskutuar "të gjitha temat më të rëndësishme, nga marrëdhëniet dypalëshe të vendeve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në fushat me rëndësi të përbashkët, deri te çështjet globale dhe problemet me të cilat përballet sot bota".

Ai gjithashtu ka theksuar se Serbia është mirënjohëse ndaj presidentit kinez, Xi Jinping, "për mbështetjen e qëndrueshme dhe miqësinë e sinqertë".

Serbia ka forcuar marrëdhëniet me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në vitin 2012. Zyrtarët i përshkruajnë marrëdhëniet mes dy vendeve si një "miqësi prej çeliku".

Për shkak këtyre raporteve me Kinën dhe marrëveshjeve të arritura me të, shpeshherë Serbia ka qenë në shënjestër të kritikave të Shteteve të Bashkuara, si dhe të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit synon të bëhet./ REL

serbia kosova vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj