LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

Studentët, që udhëheqin protestat, kanë shtuar edhe kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

22 Gusht 2025, 14:28 Nga N.F
Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe
Foto

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram. Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët, që udhëheqin protestat, kanë shtuar edhe kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata e konsiderojnë këtë një hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad. Ndërkohë, pushteti në Serbi ka refuzuar që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Ftoj përfaqësuesit e lëvizjes së bllokadës në një bisedë dhe debat publik mbi vizionet, të flasim për planet dhe programet tona për të ardhmen dhe që së bashku të dënojmë dhunën në rrugët tona”, tha Vuçiç në videon e publikuar më 22 gusht.

Presidenti serb tha se protestat po zgjasin tash e nëntë muaj dhe se “një pjesë e njerëzve në vendin tonë duan ndryshime”.

“Së pari këto u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, theksoi Vuçiç.

Ai nënvizoi se në periudhën e kaluar është përpjekur t’i dëgjojë kundërshtarët e tij politikë, por pranoi se nuk e ka bërë gjithmonë këtë gjë sa duhet.

“E pranoj këtë si gabim timin, por jam i gatshëm të mos flasim për dhunën në rrugë, sepse neve nuk na nevojitet asnjë luftë civile, as përplasje e dhunë. Dua të flasim për të ardhmen e Serbisë. Të gjithë së bashku, sepse kjo është më e mira për Serbinë tonë”, u shpreh ai.

Prandaj, siç tha Vuçiç, “propozoj dhe ofroj bisedë e debat në të gjitha televizionet dhe portalet tona, me përfaqësues legjitimë, të cilët ata i zgjedhin vetë”.

“Kur them ata, mendoj për përfaqësuesit e lëvizjes studentore bllokuese – profesorë, politikanë, studentë... Të hyjmë në dialog, në debat me ata që mendojnë ndryshe. Ata kanë të drejtë ta kërkojnë këtë nga presidenti i tyre, përfshirë edhe zgjedhjet”, tha presidenti i Serbisë.

Sipas tij, qëllimi është që “së bashku të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme për vendin tonë dhe të paraqesim programet tona”.

“Ka ardhur koha të tregojmë fytyrat e secilit prej nesh, por shumë më e rëndësishme se kjo është të tregojmë programet dhe të prezantojmë vizionet. Unë dua të bëjmë një garë vizionesh, një betejë për të ardhmen, ta zgjidhim këtë me dialog e bisedë, ashtu siç do të donte çdo qytetar i vendit tonë. Pa përplasje dhe pa dhunë. Të rindërtojmë shtetin, ta kthejmë në pozitën e duhur ku ishte para nëntë muajsh”, deklaroi Vuçiç.

Në fund të video-adresimit ai tha se beson se do të japë gjithçka nga vetja për të treguar respekt, por se dëshiron që të dëgjohet edhe pala tjetër.

“Kjo është oferta ime, më shumë se e drejtë. Dua të hyj në debat dhe dua që të dyja palët të paraqesin vizionin dhe planet e tyre. Për Serbinë, në këtë moment, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se cili vizion është real dhe i vërtetë”, tha presidenti serb.

Ndërkohë që në Serbi po vazhdojnë protestat, ditët e fundit janë intensifikuar sulmet e përkrahësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiçit kundër protestuesve në qytete të ndryshme të vendit.

Lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia serbe – veçanërisht ndaj të miturve, gazetarëve dhe grave, përfshirë rastin kur një polic e kërcënoi një studente të ndaluar me përdhunim – ka reaguar edhe Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Brankica Jankoviq.

Ajo ka kërkuar që dhuna të ndalet dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të trajtojnë të gjithë qytetarët në Serbi në mënyrë të barabartë./ REL

protestat ne serbi vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj