LIVE UPDATES
Bota

“Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar”, ekspertët për zgjedhjet në Beograd: I druhet zbulimit se sa i korruptuar është sistemi

Në momentin e parë u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre fillestare ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë që opozita e kundërshtoi. Argumentet e opozitës ishin se kishte shumë pak kohë për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e gjendjes dhe dukej se do të kishte një luftë të ashpër për këtë, por për habinë e të gjithëve, Vuçiqi e shkurtoi këtë debat dhe caktoi datën 2 qershor për zgjedhje.

13 Mars 2024, 08:12 Nga h.k
“Vuçiç ka frikë nga një hetim
Foto ilustruese

SERBI-Zgjedhjet e përsëritura në kryeqytetin e Serbisë do të mbahen më 2 qershor 2024 me vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Në momentin e parë u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre fillestare ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë që opozita e kundërshtoi. Argumentet e opozitës ishin se kishte shumë pak kohë për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e gjendjes dhe dukej se do të kishte një luftë të ashpër për këtë, por për habinë e të gjithëve, Vuçiqi e shkurtoi këtë debat dhe caktoi datën 2 qershor për zgjedhje.

Vuçiç zgjedh koncesionet

I përballur me presionin e brendshëm dhe të jashtëm, Aleksandër Vuçiç vendosi për këtë datë sepse “duket se duhej të bënte disa lëshime”, vlerëson për DW analisti politik, Dragomir Angjelkoviç.

“Aleksandër Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar. Presidenti i Serbisë e di se rekomandimet e Parlamentit Evropian mund të kthehen lehtësisht në vendime të Komisionit Evropian për të nisur një hetim serioz evropian. Vuçiç i frikësohet këtij hetimi, sepse do të tregonte se sa i korruptuar është sistemi në Serbi dhe deri në çfarë mase zgjedhjet janë të manipuluara. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të bëjë një lëshim për datën në mënyrë që të përpiqet të shmangë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së”, beson Angjelkoviç.

Shmangia e presionit shtesë

Arsyeja është padyshim presioni që ekziston dhe “Vuçiq tani po përpiqet të ikë me sa më pak dëme të vetëvetes”, tha për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike.

“Data është diçka ku ai mendon se mund të bëjë lëshime.” Nëse ai do t’i qëndronte faktit që zgjedhjet të mbahen gjatë festave të prillit dhe majit, do të kishte hapur pashmangshmërisht historinë e bojkotit të zgjedhjeve, e do të hapej debati edhe për vetë arsyen e zgjedhjeve. Me këtë vendim ai parandaloi disa presione shtesë ndaj qeverisë së tij”, vlerëson Popoviq.

Zgjedhjet në fillim të qershorit praktikisht lënë më shumë kohë për përmirësimin e kushteve zgjedhore dhe përmbushjen e rekomandimeve të organizatave evropiane. Por, siç vëren Dragomir Angjelkoviq, “nëse kjo do të ndodhte, Vuçiq do të humbiste pushtetin dhe do të shpërbëhej sistemi në pushtet”.

“Prandaj, Vuçiq do të mundohet që disa gjëra t’i përmbush formalisht, por jo në thelb. Tani imagjinoni zgjedhje me trajtim të barabartë mediatik ose nëse qeveria ndalon të ndajë para për votuesit para zgjedhjeve. “Ai do të përpiqet t’i shmangë të gjitha këto për të bërë disa lëshime dytësore,” pret Angjelkoviq.

Nuk ka mundësi që këto rekomandime të përmbushen, sepse po të ishte kështu, zgjedhjet tashmë do të ishin të drejta dhe të rregullta, vëren Dragan Popoviq.

“Çdo rekomandim i identifikuar nga ODIHR në thelb ka të bëjë me vullnetin politik të regjimit që të mos lejojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ndaj edhe lëshimet minimale arrihen vetëm pas presionit të madh. Duke pasur parasysh se Vuçiq ende nuk është aq i dobët sa të bëjë lëshime të mëdha, mendoj se nuk ka asgjë të keqe të kemi kushte më të mira zgjedhore”, thotë drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Zgjedhjet tashmë jo legjitime?

Ditët e fundit mediat në Serbi kanë njoftuar se tashmë janë regjistruar votues në mënyrë ilegale për zgjedhjet në Beograd dhe se tashmë është e qartë se regjimi nuk do të heqë dorë nga të gjitha truket dhe manipulimet nga zgjedhjet e kaluara. Pushtimi i Beogradit u shpall prioritet kryesor në Partinë SNS, që shihet edhe nga angazhimi pothuajse i paprecedentë i aktivistëve partiakë nga partitë në pushtet.

Ata pretendojnë të fitojnë të paktën 50 për qind të votave. Disa drejtorë kanë vënë kompanitë publike në shërbim të fushatave të SNS. Përveç kësaj, prania e Vuçiqit në fushatën për zgjedhjet e Beogradit do të jetë tani ndoshta edhe më intensive se më parë.

“Vuçiq thjesht nuk është gati të humbasë pushtetin dhe sigurisht që do të vazhdojë të mashtrojë në zgjedhje”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Është po ashtu e qartë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Pasi që nuk është më kryetar i SNS-së, Vuçiq nuk ka të drejtë të angazhohet në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se ne kemi një regjim personal, që nuk është në përputhje me vlerat demokratike”, thekson bashkëbiseduesi i DW.

Bojkoti nuk është zgjidhje

Sipas analistëve, bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. “Nëse opozita do të fillonte protestat tani dhe do t’u bënte thirrje qytetarëve që të rezistonin në mënyrë pasive, mendoj se Vuçiq do të ishte në telashe të mëdha. Nëse dalin shumë njerëz në rrugë, ka shanse që Komisioni Evropian të reagojë. Prandaj Vuçiqi do të përpiqet të shmangë me manipulime acarimin e mëtejshëm të opozitës. Por opozita nuk duhet të pajtohet me këtë lojë”, beson Angjelkoviq.

Shikuar nga hapta e tanishëm, vështirë se do të ketë përmirësim seioz të kushteve. Ndaj shtrohet pyetja e hapave që duhet të ndjekë opozita, e ku bën pjesë edhe bojjkotimi eventual i zgjedhjeve. Dragan Popoviq mendon se bojkoti “asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë”. Por ajo duhet të angazhohet për përmirësimin e kushteve zgjedhore./DW

serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje