LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Kurti erdhi me qëllim për të nënshkruar diçka, që nuk u pranua! Thelbi është asociacioni

Menjëherë jashtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një konferencë për mediat, ku edhe dha detaje lidhur me diskutimet. 

27 Shkurt 2023, 20:28 Nga k.m.
Vuçiç: Kurti erdhi me qëllim për të nënshkruar
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi trepalësh i Presidentit të Serbisë me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell dhe të dërguarin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Menjëherë jashtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një konferencë për mediat, ku edhe dha detaje lidhur me diskutimet. 

"Kemi pasur një takim të vështirë. Më 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut, deri atëherë të diskutojmë detajet e zbatimit me Lajçakun. Pres që do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Asociacionin e Komunave serbe, por zoti Kurti nuk ishte gati ta pranonte. Po arrijmë një lloj kompromisi, por kam frikë se mbesim të mbërthyer në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë. Sido që të jetë, është mirë që kemi biseduar dhe besoj se do të mund të kapërcejmë lëvizjet e njëanshme dhe do të punojmë në atë që e quajtëm zbatim të marrëveshjeve të mëparshme,"- tha Vuçiç.

Vuçiç thotë se për dallim nga historitë mediatike, nuk kishte asgjë të veçantë në bisedime.

"Kurti erdhi me idenë për të nënshkruar diçka, por as që u diskutua. Pres të shoh planin e zbatimit, i cili ka të bëjë me detyrimet e arritura më parë. E kam dëgjuar me vëmendje Kurtin dhe pse asociacioni është i papranueshëm për të, por është diçka që duhet përmbushur. E pashë që ka një fushatë kundër asociacionit dhe nesër do të flas me detaje. Asgjë nuk mund të bëhet në një ditë. Është një proces seriozisht i gjatë dhe kjo është arsyeja pse unë do të anuloj disa nga angazhimet e mia ditore politike për të cilat kisha punuar."

Presidenti Vuçiç theksoi se dokumentet dhe plani franko-gjerman nuk ishte diskutuar, por shtoi se do të ndodhë kur të arrihet marrëveshja për asociacionin. I pyetur nëse Serbia është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiç thotë se Serbia është anëtare e OKB-së, por Kosova jo.

“Ne gjithmonë kemi mbështetur Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiç. Presidenti thekson se Kurti ka dhënë një shpjegim dhe se është i gatshëm të flasë për të drejtat e pakicave, por jo veçanërisht të serbëve: E dëgjova me vëmendje, por nuk e kuptova mirë. Faleminderit, rroftë Serbia!

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj