LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç me akuza për fuqitë perëndimore: Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme

Më herët gjatë këtij muaji Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

25 Janar 2024, 07:12 Nga r.ll
Vuçiç me akuza për fuqitë perëndimore: Kosova po
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, akuzoi fuqitë perëndimore për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe opozitën e mediat pro opozitës në Serbi se janë në shërbim të këtyre fuqive.

Gjatë një veprimtarie në Beograd, ai tha se është duke menduar se “si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë ... Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha ai.
Më herët gjatë këtij muaji Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Evropë”, tha Departamentit të Shtetit, sipas të cilit shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
Presidenti serb i cili e kishte cilësuar njoftimin “një zhgënjim të madh për Serbinë", sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se “nuk duan t’ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë”.

“Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, tha presidenti serb i pyetur nga gazetarët për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë.
Kosova e ka akuzuar Beogradin për organizmin dhe armatosjen e grupit, por Beogradi mohon të jetë përfshirë në të. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Incidenti qe vlerësuar nga më të rëndët që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 duke nxitur shqetësimin e diplomacisë perëndimore për qëndrueshmërinë në rajon dhe thirrjet për vënien e autorëve para drejtësisë.

Autoritetet në Serbi e ndaluan Milan Radoiçiçin disa ditë pas sulmit nën akuzën “bashkim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Por, ai u la më pas i lirë me kusht që të mos largohej nga Serbia, dhe iu ndalua të shkonte në Kosovë. Pas sulmit të 24 shtatorit policia e Kosovës gjeti një sasi të madhe armësh në fshatin Banjskë.

Presidenti serb tha se pjesëtarët e grupit kanë kryer vepra penale dhe do të përgjigjen, por “kur shoh për çfarë armësh flitet... ata thonë se kishte pistoleta, pushkë, raketa-hedhës dore. Epo, prisni... keni sjellë ‘Javelin’ të gjitha ilegalisht... Dhe nuk përgjigjeni. Mund ta bëni. Jeni të mëdhenj e të fuqishëm dhe keni shërbëtorët tuaj këtu (në Serbi) nga ata politik deri te ata medial...”, tha presidenti serb.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. Numri i trupave të NATO-s u shtua pas 24 shtatorit mes shqetësimeve të perëndimit se Rusia mund të provojë destabilizimin e Ballkanit për të shpërqendruar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Pas sulmit diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës./VOA

aleksandër vuçiç kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj