LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë

5 Gusht 2023, 07:37 Nga f.i
Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj
Aleksandër Vuçiç e Milorad Dodik

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.

“Republika e Serbisë do t'i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin”, tha presidenti serb Vuçiç, gjatë një vizite në rajonin serb të Bosnjës. “Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, tha ai.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.

Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Së voni, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shefit pro-rus të agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.

Ekziston frika e përhapur se Serbia, një aleate e Rusisë, mund të ndezë tensionet në Ballkan për të larguar të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi populist serb Vuçiç mori pjesë të premten në një ceremoni përkujtimore në entitetin serb të Bosnjës për dhjetëra mijëra serbë që në vitin 1995 u larguan nga Kroacia pas një ofensive ushtarake kroate që shënoi fundin e luftës.

Gjatë operacioni kroat "Stuhia", i cili filloi më 4 gusht të vitit 1995, Ushtria kroate çliroi një pjesë të madhe të territorit kroat që kishte qenë nën kontrollin e kryengritësve serbë që nga viti 1991. Forcat kroate i arritën qëllimet e tyre ushtarake në vetëm tre ditë, duke rrëzuar shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të kryengritësve serbe, Republikën e Krajinës Serbe. Përvjetori shënohet çdo vit në Kroaci si një triumf kombëtar.

Operacioni Stuhia nga serbët dhe zyrtarët e tyre shihet si një tragjedi sepse shkaktoi një shpërngulje të madhe të civilëve serbë nga Kroacia. Në atë operacion u vranë disa qindra serbë.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj