LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Serbia së shpejti do të prezantojë një sistem antidron të blerë nga Rusia

Prezantimi i tij do të bëhet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish, sipas tij.

30 Janar 2024, 15:06 Nga N.F
Vuçiç: Serbia së shpejti do të prezantojë një
Foto ilustruese

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilën e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia. Prezantimi i tij do të bëhet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish, sipas tij.

Vuçiçi nuk tregoi se kur e mori Serbia saktësisht sistemin e ri, por shtoi se “ai është në duart tona”, dhe se Serbia e ka paguar për të shumë kohë më parë. Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiçi kishte thënë se janë ndarë para nga buxheti i Serbisë për "701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase" dhe se “më shumë se 850 të tjera do të prokurohen në vitet e ardhshme”.

Ai përsëriti se Serbia është një "superfuqi rajonale e tankeve" dhe se Serbia është "afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina". Vuçiç njoftoi për sistemin e ri antidron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan, vendim të cilin lideri serb e cilësoi si një “zhgënjim i madh”.

Serbia e deklaron veten si një vend ushtarakisht neutral dhe blen armë si në lindje ashtu edhe në Perëndim. Ajo synon anëtarësimin në Bashkim Evropian, por është kritikuar vazhdimisht nga Brukseli për shkak të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën në fushën e mbrojtjes. Që nga viti 2016, Serbia ka blerë vazhdimisht pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.

Megjithatë, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, asnjë kontratë e re për prokurimin e armëve nuk është lidhur. Vuçiç deklaroi në mesin e shtatorit 2022 se një pjesë e dërgesave të mëparshme nuk kishin mbërritur për shkak të luftës në Ukrainë. Në mesin e atyre dërgesave të mëparshme, në atë kohë u përmend edhe sistemi antidron, Repellent.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore. Serbia refuzon t’i respektojë këto sanksione. Gjatë vizitës në Topçider të martën, Vuçiq foli edhe për iniciativën e re për kthimin në fuqi të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi. Ai tha se ka marrë një “argument bindës” nga përfaqësuesi i ushtrisë se pse është i nevojshëm shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por se vendimi për këtë do të dihet pas datës 1 maj.

"Ne do të shohim nëse do të zgjasë (mandati ushtarak) 90 apo 100 ditë, apo ndoshta 110 ditë. Po ashtu edhe kur do të jetë, si do t'i përmbushim supozimet financiare dhe logjistike, por do të flasim", tha Vuçiç.

Iniciativa për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për katër muaj ka nisur më 4 janar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe. Siç deklaronte në atë kohë Ministria e Mbrojtjes, kjo është bërë “me qëllim të rritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Serbisë, përmes përtëritjes dhe përmirësimit të mbushjes dhe stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë”.

“Propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutrale”, njoftoi Ministria në fillim të vitit. Kjo nuk është iniciativa e parë e tillë prej se Serbia e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak 30 vjet më parë.

Marrë nga REL

 

serbia vuçiç rusia arme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj