LIVE UPDATES
Bota

VËZHGIMI i Dosja.al: Si mblodhën "yjet turk" 6.1 mln $ për tragjedinë e tërmetit, Kivanç Tatlitug dhe aktorë të tjerë 'lanë' 30% të nevojave të fatkeqëve

Fushata "Turqia - Një zemër" u mbështet nga 213 kanale televizive dhe 562 radio nga e gjithë bota. Në total, donacionet për viktimat e tërmetit arritën në 6.1 miliardë dollarë, shumë kjo e cila mbulon 30% e dëmit total të vlerësuar, e cila u "la" brenda një nate. 

17 Shkurt 2023, 18:04 Nga k.m.
VËZHGIMI i Dosja.al: Si mblodhën "yjet turk" 6.1 mln $
Pamje nga fushata

TURQI- Mbi 6 miliardë dollarë janë mbledhur për viktimat e tërmetit të Turqisë që nga nisja e fushatës "Turkiye One Heart", me donacione nga kompani, individë dhe institucione përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në 200 kanale televizive dhe 500 radio. Por për herë të parë, u bë një fushatë që nuk kishte ndodhur deri më tani. Persona të famshëm nga industri të ndryshme u bashkuan në një fushatë ndihme të transmetimit të drejtpërdrejtë për të tërhequr sa më shumë fansa në mënyrë që të kishte sa më shumë donacione. 

Fushata "Turqia - Një zemër" u mbështet nga 213 kanale televizive dhe 562 radio nga e gjithë bota. Në total, donacionet për viktimat e tërmetit arritën në 6.1 miliardë dollarë, shumë kjo e cila mbulon 30% e dëmit total të vlerësuar, e cila u "la" brenda një nate. Paratë do të shpenzohen për të ndihmuar viktimat dhe ndërtimin e shtëpive të reja për ta - pasi problemi më i madh i tërmeteve në Turqi për momentin është furnizimi me shtëpi!

Siç duket edhe nga vëzhgimi që ka bërë Dosja.al, në prapaskenë duke marrë telefonatat e qytetarëve që donin të dhuronin para nga Turqia por jo vetëm u mblodhën "yjet" që kanë ngulur botën para ekranit me filmat dhe serialet e tyre. Ndër ta përmendim: Kıvanç Tatlıtuğ, i cili prej ditësh ka mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit, por gjithsesi mori pjesë edhe në mbështetje të fushatës. Por nuk ishte i vetmi. 

VËZHGIMI i Dosja.al: Si mblodhën "yjet turk" 6.1 mln $
Kıvanç Tatlıtuğ

Të tjerë përmendim; Burak Ozçivit, Engin Akyurek, Baris Arduç, Halit Ergenç (i njohur me rolin e tij të sulltanit Sulejmani i Madhërishëm), Tolgahan Sayisman, Aras Bulut por nuk munguan as koleget femra si Ebru Sahin, Ayça Turan. Të gjithë "yjet" pa asnjë përjashtim ishin veshur me të zeza, pa bizhu dhe me 'makeup' minimal për të respektuat situatën e jashtëzakonshme dhe viktimat e dy tërmeteve që shkaktuan mbi 44 mijë të vdekur.

Aq sukses kishte fushata, saqë edhe kryeministri Edi Rama vendosi që ta bënte donacionin në emër të Shqipërisë në këtë emision duke dhuruar 1 milionë euro.

Paratë e mbledhura nga fushata do t'i dhurohen Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay) dhe AFAD, ministrisë së reagimit ndaj fatkeqësive të Turqisë. Mirëpo kishte dhe kritika. 

Në një transmetim që adresonte ngjarjen e drejtpërdrejtë të mbledhjes së fondeve, kryeredaktori i Medyascope, Ruşen Çakır kritikoi aspektin fushatën duke thënë: Shumë nga këto janë para që qeveria i kishte tashmë, e që mund të ishin dhuruar pa shfaqjen e një shfaqjeje të madheDisa nga biznesmenët e mëdhenj që kanë dhuruar po përpiqen të shfajësohen duke bërë donacione para syve të të gjithëve. Edhe pse paratë që janë mbledhur janë të rëndësishme, por mënyra se si mbledhja e fondeve u krye në një mënyrë spektakolare për të tërhequr vëmendjen ka një anë të neveritshme.

Pavarësisht lavdeve dhe kritikave, vijon kërkimi për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Deri më tani, sipas raportimeve në media, numri i viktimave ka shkuar në 44 mijë. Aktualisht në Turqi raportohen 38,044 jetë të humbura ndërsa në Siri janë mbi 5000 viktima. 

termet ne turqi fushata turkiye one heart


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj