LIVE UPDATES
Bota

Xhelal Sveçla nuk shkon në seancë, gjykatësi: Do të lëshoj urdhërarrest për ta sjellë me forcë

Gjykatësi Eroll Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim.

29 Mars 2023, 15:47 Nga I.A
Xhelal Sveçla nuk shkon në seancë, gjykatësi: Do të
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Për shkak të mungesës së të akuzuarave të ministrit Xhelal Sveçla, si dhe Dardan Molliqajt, Pajtim Havollit, Arsim Maqastenës Agron Kabashit, Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit, Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e së mërkurës, ka vendosur që ndaj tyre të veçohet procedura, në rastin ku ata po akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës. 

Gjykatësi Eroll Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim. Gjyqtari Gashi tha se i akuzuari Xhelal Sveçla nuk prezanton në seancën e sotme edhe pse sipas tij, përmes procesverbalit të datës 09/03/2023 ka qenë i njoftuar për seancën, por nga njoftimi zyrtar me 29/03/2023 ka lajmuar gjykatën se “me keqardhje ju njoftoi se për shkak te angazhimeve të natyrës urgjente nuk mund te marr pjesë ne seanca”.

Ndërsa, për të akuzuarin Dardan Molliqaj  për te cilin gjykata më 24 03 2023 ka leshu urdhëresë për sjellje me detyrim, gjyqtari Gashi tha se nga Policia e Kosovës më 29/03/2023 ka njoftuar gjykata se “në adresën e shënuar të dera e banesës nuk e hap askush dha nga banoret e ndërtesës jemi njoftuar se personi në fjalë nuk e kanë parë duke hyrë në banesë rreth 4/5 muaj”

Për Frashër Krasniqin gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, porse policia nuk e ka gjetur atë në adresën e paraqitur në shkresat e lëndës dhe se i takon një stacioni tjetër policor që ta sjellë atë.

“Është lëshuar edhe urdhëresa drejtuar stacionit policor qendra mirëpo deri më tani nuk kemi njoftim lidhur me moszbatimin e kësaj urdhërese”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, seanca po vazhdon me tre te pandehurit tjerë prezent në seancë Egon Azemi Pajtim Demaj dhe Afrim Hoxha, të cilët nuk janë pajtuar që të veçohet kjo procedurë, por gjykata duke u bazuar ne nenin 35 të Kodit të Procedurës Penale mori vendim dhe veçoi procedurën penale ndaj tyre.

Ndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej më 9 mars të këtij viti në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.  

Në këtë rast të akuzuar ishin edhe Sami Avdiu, Besnik Qelaj dhe Bekim Shkodra, mirëpo gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj tyre.

Ndaj Besnik Qelajt dhe Bekim Shkodrës ishte bërë edhe shpallja e aktgjykimit më 2 gusht 2022, duke u dënuar me 1 vit e gjysmë burgim me kusht për veprën penale “ Pjesmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.

Ndërkaq, për të akuzuarin Sami Avdiu, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” dhe për të akuzuarin Bekim Shkodra për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, do të mbahet gjykim i veçantë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur në mars të vitit 2014, rezulton se të akuzuar për këtë vepër penale krahas ministri Sveçla janë edhe Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj.

Sipas aktakuzës, në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të akuzuarit kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare. I akuzuari Bekim Shkodra po akuzohet edhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj thuhet se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane.

Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Sveçla dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen se gjatë kësaj proteste kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë e këtyre veprimeve, lëndime të lehta trupore kanë pësuar policët-të dëmtuarit Rifat Geci, Halil Syla, Agim Xheli dhe Bashkim Hyseni. Sipas prokurorisë, gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme materiale ku janë dëmtuar uniformat dhe pajisjet zyrtare të zyrtarëve policorë gjatë ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike e po ashtu i kanë dëmtuar dy vetura, pronë e Qeverisë së Kosovës dhe dy vetura pronë të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën dënimi parashihet me dënimi me gjobë prej 200 deri 10 mijë euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë 5 vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda. Ndërsa dispozitivi i dytë i kësaj aktakuze, Bekim Shkodrën e ngarkon edhe për veprën penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Marrë nga BetimipërDrejtësi

dardan molliqaj xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj