LIVE UPDATES
Bota

Yellen: Veprimet e Iranit mund të shkaktojnë 'dëme ekonomike' globale

Ajo u zotua se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit, për të dënuar "aktivitetin keqdashës dhe destabilizues" të tij në rajon.

16 Prill 2024, 20:47 Nga E. D
Yellen: Veprimet e Iranit mund të shkaktojnë 'dëme
Janet Yellen

SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen paralajmëroi të martën për dëme të mundshme ekonomike globale si pasojë e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Ajo u zotua se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit, për të dënuar "aktivitetin keqdashës dhe destabilizues" të tij në rajon.

Ajo i bëri komentet përpara takimit pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që fillon këtë javë, duke thënë se sulmi me raketa i Teheranit ndaj Izraelit “nënvizon rëndësinë e punës të Departamentit të Thesarit për të përdorur mjetet tona ekonomike për të kundërshtuar aktivitetin keqdashës të Iranit”.

Ajo shtoi: “Nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet e Huthit (grupi militant jemenas) në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”.

Sulmi me raketa kundër Izraelit, në orët e para të së dielës, u bë si reagim ndaj asaj që Teherani thotë se ishte një sulm izraelit në konsullatën e Iranit në Siri, në fillim të këtij muaji. Shefi i ushtrisë së Izraelit tha të hënën se vendi i tij do t'i përgjigjet sulmit, ndërsa udhëheqësit botërorë paralajmërojnë kundër veprimeve hakmarrëse, duke u përpjekur të shmangin një shpërthim të dhunës.

Ndërsa FMN-ja dhe Banka Botërore zhvillojnë takimet e tyre pranverore këtë javë, në rendin e ditës janë tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky përshkallëzim në ekonominë globale.

Izraeli dhe Irani kanë qenë në një kurs përplasjeje gjatë gjithë luftës gjashtëmujore të Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gazë. Lufta shpërtheu pasi dy grupe militante të mbështetura nga Irani kryen një sulm më 7 tetor që vrau 1200 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Kundërpërgjigja izraelite në Gazë ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë dhe ka vrarë mbi 33,000 njerëz, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të dhëna këto që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

“Ne kemi vënë në shënjestër mbi 500 individë dhe entitete të lidhura me terrorizmin dhe financimin e terrorizmit nga regjimi iranian dhe përfaqësuesit e tij që nga fillimi i mandatit të administratës,” tha zonja Yellen, duke përmendur sanksionet kundër programeve të dronëve dhe raketave të Iranit, grupeve militante Hamas, Houthi, Hezbollah dhe grupe të tjera irakiane.

“Departamenti i Thesarit nuk do të hezitojë të punojë me aleatët për të përdorur autoritetin e sanksioneve për të vazhduar ndërprerjen e aktivitetit të keq dhe destabilizues të regjimit iranian”, tha ajo. “Unë pres që ne do të ndërmarrim veprime shtesë sanksionesh kundër Iranit në ditët në vijim”.

Takimi vjetor zhvillohet ndërsa edhe konfliktet e tjera, duke përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës, vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin financiar global.

Sekretarja Yellen në muajin shkurt ofroi mbështetje të fortë publike për idenë e shfrytëzimit të pasurive të ngrira të Bankës Qendrore Ruse, me vlerë afërsisht 300 miliardë dollarë, për rindërtimin e Ukrainës.

Ajo tha të martën se SHBA-ja “po vazhdon të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të zhbllokuar vlerën ekonomike të pasurive të paluajtshme ruse dhe për të siguruar që Rusia të paguajë për dëmin që ka shkaktuar”. Zonja Yellen shtoi se ajo do të takohet me udhëheqësit e financave të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës të mërkurën për të vazhduar diskutimet mbi këtë temë dhe do të shikojë "një sërë mundësish, duke filluar nga sekuestrimi i pasurive deri te përdorimi i tyre si kolateral".

Një tjetër çështje kryesore për takimet e këtij viti sipas Sekretares Yellen, do të jenë bisedat e vazhdueshme rreth politikës industriale kineze që përbën një kërcënim për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale. Ajo udhëtoi në Guangzhou dhe Pekin në fillim të këtij muaji, për të zhvilluar "bisedimeve të vështira" me homologët, mbi atë që ajo e ka cilësuar si prodhim përtej nevojave të tregut nga Kina të teknologjisë së gjelbër dhe shitjes me çmime të ulëta, që mund të dëmtojnë fabrikat amerikane dhe ta bëjnë të pamundur konkurrencën.

Sekretarja Yellen tha se planifikon të takohet këtë javë me homologët e saj kinezë në atë që do të ishte takimi i katërt i Grupeve të Punës Ekonomike dhe Financiare SHBA-Kinë. Takimi, sipas saj, do të mbahet "për të shkëmbyer informacione, për të identifikuar fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe për çështjet për të cilat nuk pajtohemi, për të komunikuar sinqerisht shqetësimet që kemi", siç tha ajo.

Departamenti i Thesarit dhe Ministria e Financave e Kinës kanë ngritur grupe pune ekonomike, në një përpjekje për të zbutur tensionet dhe thelluar lidhjet mes dy vendeve./VOA

janet yellen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj