LIVE UPDATES
Bota

Zbarkojnë sërish barka me emigrantë në Lampeduza

22 Shtator 2023, 08:40 Nga a.l
Zbarkojnë sërish barka me emigrantë në Lampeduza
Foto ilustruese

ITALI- Në ishullin mesdhetar të Italisë, Lampeduza kanë mbërritur përsëri shumë migrantë nga Afrika. Kryeministrja e Italisë, Meloni kërkon ndërkohë një “luftë globale” kundër tregtisë me njerëz.

Në ishullin mesdhetar italian Lampeduza po mbërrijnë vazhdimisht barka me migrantë dhe gjendja mbetet e tensionuar prej fluksit. Brenda pak orësh përsëri zbarkuan barka me migrantë nga Afrika në këtë ishull. Autoritet, sipas të dhënave të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, kanë regjistruar më shumë se 700 të sapoardhur. Të mërkurën (20.09) mbërritën 20 barka, shumica me tunizianë. Strehimorja e pritjes së migrantëve në ishull është e mbingarkuar me mbi 1100 migrantë.

Ishulli i vogël mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut që prej vitesh është një ndër pikat problematike të migracionit drejt Europës.Javën e kaluar mijëra migrantë zbarkuan në këtë ishull me anije të nisura nga Afrika e Veriut – brenda një dite zbarkuan mbi 5000 vetë, Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Që nga fillimi i vitit në Itali sipas Ministrisë së Brendshme kanë mbërritur rreth 130.000 migrantë. Kjo shifër është gati dy herë më shumë se gjatë gjithë vitit 2022.

Meloni do një “luftë globale” kundër migracionit

Kjo temë ishte ndër çështjet kryesore në prezantimin e parë tëkryeministres të së djathtës radikale, Giorgia Meloni, përpara OKB-së në Nju Jork. Në debatin e Asamblesë së Përgjithshme ajo bëri thirrje në mënyrë të përsëritur ndaj shteteve të tjera, që ta ndihmojnë Italinë, dhe i kërkoi OKB-së që të ndërmarrë një “luftë globale” kundër tregtisë me njerëz. “Unë jam e bindur, se është detyra e kësaj organizate t’u shpallë luftën globale kontrabandistëve të migracionit pa hipokrizi dhe kompromise”, tha Meloni. Italia është e gatshme, që të qëndrojë “në vijën e parë të frontit”.

Frontex deklaron mbështetje më të fortë

Pavarësisht kësaj Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex, ka deklaruar se do të mbështesë më fort Italinë. Frontex mendon të angazhojë më shumë personel në terren dhe ka vendosur ndërkohë, që të dyfishojë orët e fluturimit mbi Mesdheun qendror, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie. Grupet e ekspertëve duhet të dërgohen ne portet e Reggio Calabrias dhe Mesinës, për të ndihmuar në regjistrimin dhe identifikimin e migrantëve. Agjencia propozoi gjithashtu, që t’u ndihmojë autoriteteve italiane me “imazhe shtesë satelitore nga zonat më të rëndësishme të nisjes së migrantëve nga Tunizia”. Shefi i Frontex-it, Hans Leijtens, theksoi, se kemi të bëjmë jo vetëm “me një sfidë për Italinë, por me një sfidë për mbarë Europën”.

Migrantë mbërrijnë edhe në Egje dhe në Qipro

Edhe në Greqi dhe në republikën e Qipros që është pjesë e BE-së po rritet numri i migrantëve, që mbërrijnë vazhdimisht. Në brigjet e Qipros truproja bregdetare kapi 115 migrantë. Ata ishin nisur me barka nga Siria, njoftoi radioja qipriote duke iu referuar të dhënave të policisë së portit. Sipas truprojës bregdetare të Greqisë në 24 orët e fundit kanë zbarkuar në ishujt Lesbos dhe Samos 175 vetë. Kapazitetet e kampeve të regjisrimit në ishujt Samos dhe Leros janë tejkaluar.

Sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) edhe në Greqi numri i migrantëve që kanë mbërritur sivjet është rritur në krahasim me vitin 2022: Deri më 17 shtator, sipas këtyre të dhënave përmes rrugëve tokësore ose detare nga Turqia në Greqi kanë mbërritur 25.516 vetë. Gjatë gjithë vitit 2022 numri i migrantëve ilegalë në këtë vend ka qenë rreth 18.700./DW 

emigrantet ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj