LIVE UPDATES
Bota

Zbulohen eshtrat e 4 trupave në Gjakovë, viktima të Luftës në Kosovë

Eshtrat e katër personave, të vrarë gjatë Luftës në Kosovë janë zbuluar falë kërkimeve që udhëhiqen nga Komisioni Qeveritar për Personat e Humbur. Bazuar në  punën hetimore e mendohet se zona e Bishtazhit në Gjakovë mund të jetë pjesë e një vareze masive. Lajmi u bë i ditur nga kreu i këtij institucioni Kushtrim Gara, ndërsavuri në dukje se gërmimet në këtë zonë ende nuk kanë përfunduar.

21 Tetor 2023, 17:26 Nga A.TH
Zbulohen eshtrat e 4 trupave në Gjakovë, viktima të Luftës
Gjakovë

KOSOVË- Komisioni Qeveritar për Personat e Humbur zbuloi eshtrat e 4 personave në Gjakovë, të cilët mendohen të jenë viktima të Luftës ne Kosovë, të vrarë e varrosur nga forcat ushtarake serbe

Eshtrat e katër personave, të vrarë gjatë Luftës në Kosovë janë zbuluar falë kërkimeve që udhëhiqen nga Komisioni Qeveritar për Personat e Humbur. Bazuar në  punën hetimore e mendohet se zona e Bishtazhit në Gjakovë mund të jetë pjesë e një vareze masive. Lajmi u bë i ditur nga kreu i këtij institucioni Kushtrim Gara, ndërsavuri në dukje se gërmimet në këtë zonë ende nuk kanë përfunduar.

Në një intervistë për Kosova Press, Gara tha se  zona është përcaktuar me ndihmën e satelitëve dhe me përkrahjen nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ai shtoi se gërmimet kanë filluar më datën 14 shtator dhe po vazhdojnë ende.

“Gërmimet që janë duke u realizuar që nga data 14 shtator, diku më datë 4 tetor është hasur në mbetje mortore ose në pjesë kockore. Pra, është konfirmuar ekzistimi i kësaj varreze masive. Esenciale ka qenë për të përcaktuar saktë lokacionin e dyshuar kanë qenë pamjet apo imazhet satelitore, të cilët i kemi siguruar me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nga arkivat ndërkombëtare. Për momentin është herët të përcaktohet numri i personave si individ ose viktimave të zhvarrosura deri më tani. Megjithatë, sipas të dhënave nga ana e doktorëve ose antropologëve tanë mjekoligjor, numri i individëve do të jetë të paktën katër deri më tani. Meqë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet dhe vlerësimet në këtë zonë”, tha Gara.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti tha se në këtë zonë janë gjetur vetëm pjesë kockore, që nuk i përkasin trupave të plotë, ndërsa shtoi se çështja e identifikimit të tyre do të marrë muaj për t’u kryer procedurat jashtë vendit.

Gërmimin në Bishtazhin të Gjakovës, Gara e quan projekt madhor dhe sfidues, derisa shtoi se janë rikthyer në këtë lokacion pas 24 vitesh.

Gara tha se pasi të përfundojnë gërmimet në këtë lokacion do të ri-adresohet kërkesa për palën serbe, për mundësinë e rikthimit në lokacionet e varrezave masive të trajtuara në territorin e Serbisë. Ai shtoi se pas identifikimit do të përcaktohet numri i saktë i viktimave të zhvarrosura dhe identiteti i tyre, për çka do të njoftohen edhe familjarët. Ndër të tjera, Gara tha se ky lokacion është përdorur gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe për groposjen e viktimave të tri masakrave nga komuna e Gjakovës dhe fshatrat përreth. Ai shton se pas groposjes, në vitin e fundit të luftës forcat serbe prapë i kanë tërhequr kufomat në drejtim të panjohur.

Sipas tij, rasti i Bishtazhinit ndërlidhet me tre varrezat e para të hapura gjatë vitit 2001-2002 në territorin e Serbisë, që në bazë të dhënave ekipet mjeko-ligjore ndërkombëtare kanë vizituar lokacionin në ditët e para të pasluftës, gjatë muajit korrik-gusht 1999. Derisa tregon se gjetjet i kanë sjellë në Gjakovë për t’i varrosur, dhe prej asaj kohe nuk ka pasur ndonjë lëvizje sa i përket gërmimeve.

gjakove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj