LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

18 Maj 2024, 18:12 Nga r.ll
Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë
volodymyr zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata. Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.

“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.

“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”. Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake.

Forcat ruse kanë nisur javë më parë ofensivën verore dhe kanë marrë kontrollin e disa fshatrave në frontin verilindor të Ukrainës, afër Harkivit – qytetit të dytë më të madh në shtet. Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë të shtunën se gati 10.000 njerëz janë urdhëruar të largohen brenda një jave.

“Situata po kontrollohet prej mbrojtësve të Ukrainës”, ka shtuar ai. Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se vendi i tij do të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për të forcuar kufirin lindor kundër “armiqve potencialë”.

Polonia është në kufi me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj