LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy i hapur për praninë e trupave të huaj në Ukrainë

Duke folur më 9 dhjetor në një konferencë të përbashkët në Kiev me liderin opozitar të Gjermanisë, Freidrich Merz, Zelenskyy tha se për të qenë Ukraina e sigurt, nuk nevojitet vetëm anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu, në mënyrë që të frenohej agresioni nga Moska.

9 Dhjetor 2024, 19:38 Nga N.F
Zelenskyy i hapur për praninë e trupave të huaj në
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të hënën se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë.

Duke folur më 9 dhjetor në një konferencë të përbashkët në Kiev me liderin opozitar të Gjermanisë, Freidrich Merz, Zelenskyy tha se për të qenë Ukraina e sigurt, nuk nevojitet vetëm anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu, në mënyrë që të frenohej agresioni nga Moska.

“Një kontingjent i forcave ushtarake nga një vend apo tjetër mund të qëndrojnë në Ukrainë derisa ajo të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Zelensky, duke lënë të nënkuptohet se Kievi është i hapur për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për luftën ruse gati tri vjet të gjatë.

Deklarata e Zelenskyyt u bën jehonë diskutimeve të mëparshme këtë vit, kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë. Derisa Zelensky pranoi se konsultimet mbi këtë çështje janë duke vazhduar, ai theksoi se dhënia e garancive absolute të sigurisë për Ukrainën është e rëndësishme.

“Ukraina dëshiron më shumë se kushdo tjetër që kjo luftë të përfundojë. Nuk ka dyshim, një zgjidhje diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë këtë”, tha ai.

“Nëse ka pauzë derisa Ukraina nuk është në NATO, edhe nëse kemi ftesën dhe nuk jemi në NATO, dhe do të ketë pauzë, atëherë kush na garanton siguri neve?” shtoi Zelensky.

Zelensky tha më vonë në një postim në Telegram se planifikon t’i telefonojë presidentit amerikan, Joe Biden, për të biseduar për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Kievi ka bërë thirrje për zotime më të mëdha të sigurisë nga aleatët e tij perëndimorë. Rusia ka bërë përparime të vogla në fushëbetejë muajt e fundit dhe tani kontrollon gati një të pestën e territorit ukrainas në konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë disa herë se një marrëveshje paraprake e arritur midis dy vendeve në Stamboll gjatë javëve të para të luftës – e cila nuk u zbatua – mund të shërbejë si bazë për bisedimet e ardhshme për paqe. Megjithatë, kundërshtimi i Moskës ndaj pranimit të Ukrainës në NATO mbetet pengesë e madhe, pasi Rusia e konsideron këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.

Lutja e Zelenskyt për anëtarësim në NATO vjen në një kohë debatesh gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare rreth politikës së "dyerve të hapura" të aleancës, e cila lejon vendet të anëtarësohen, me kusht që t’i plotësojnë kriteret e caktuara.

Gjithashtu, kjo po ndodh në kohën kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet ta marrë detyrën muajin e ardhshëm.

Derisa administrata Biden e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën, Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, e ka kritikuar SHBA-në për mbështetjen në vlerë dhjetëra miliarda dollarë që ia ka dhënë Ukrainës që nga nisja e pushtimit nga Rusia.

Trumpi ka thënë se mund t’i japë fund luftës brenda 24 orëve pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, pa shpjeguar si do ta rrinte këtë. Ekspertët thonë se do të jetë e vështirë të arrihet shpejt ndonjë marrëveshje paqeje, pasi ka shumë aspekte për t'u trajtuar, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe lehtësimin e sanksioneve për Rusinë.

Ndërkohë, administrata në largim e Bidenit ka përshpejtuar dërgesat e armëve për Ukrainën përpara transferimit të pushtetit.

Trump u takua me Zelenskyn dhe Macronin në Paris, më 7 dhjetor, për të biseduar për luftën. Zelensky i quajti bisedimet trepalëshe “të mira dhe produktive” dhe tha se liderët folën rreth mundësisë për një “paqe të drejtë”.

Në intervistën e tij të parë televizive që nga fitorja në zgjedhje në nëntor, Trump tha në NBC News se Ukraina "ndoshta" duhet të përgatitet për të pranuar më pak ndihmë nga Uashingtoni pasi ai të marrë pushtetin./ REL

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj