LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy jep lajmin e mirë: Udhëheqësit e BE-së të gatshëm t’i japin avionë luftarakë Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u prit me duartrokitje të enjten nga udhëheqësit evropianë gjatë një takimi të BE-së në Bruksel. Ai është në fund të një turneu tek mbështetësit e tij të mëdhenj evropianë, duke kërkuar garanci se Ukraina një ditë mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

9 Shkurt 2023, 18:35 Nga a.l
Zelenskyy jep lajmin e mirë: Udhëheqësit e BE-së të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disa udhëheqës të bllokut evropian kanë shprehur gatishmërinë që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë. Ai u takua sot në Bruksel me udhëheqësit e BE-së, në përfundim të një turneu në disa kryeqytete evropiane. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen tha se masat e reja kundër Rusisë, që pritet të miratohen së shpejti, përfshijnë kufizime shtesë ndaj udhëheqësve politikë dhe ushtarakë rusë si dhe do shënjestrojnë propagandistët e presidentit Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u prit me duartrokitje të enjten nga udhëheqësit evropianë gjatë një takimi të BE-së në Bruksel. Ai është në fund të një turneu tek mbështetësit e tij të mëdhenj evropianë, duke kërkuar garanci se Ukraina një ditë mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Presidenti Zelenskyy pritet të kthehet në Kiev me optimizëm dhe zotime për më shumë ndihmë ushtarake. Gjatë takimit të Këshillit Evropian, zoti Zelenskiy tha se Evropa nuk mund të jetë e lirë pa një Ukrainë të lirë. Pas takimit, ai tha se disa udhëheqës të BE-së kanë treguar gatishmëri t’ia plotësojnë kërkesën e fundit për ndihmë ushtarake Kievit.

Jam i frymëzuar nga deklaratat tuaja se do jeni me ne …e kam dëgjuar këtë nga udhëheqës të tjerë evropianë. Jam i lumtur që jeni zotuar për më shumë armatime, përfshirë aeroplanë luftarakë”, tha presidenti ukrainas gjatë konferencës së përbashkët me presidentët e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zonja Von Der Leyen paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim do bëhet propozimi i pakos së dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.

Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e shkaktuar dhe gjakun e derdhur. Gjatë ditëve në vijim do vendosim sanksione ndaj disa udhëheqësve politikë dhe ushtarakë, por gjithashtu i nderuari Volodymyr, kemi dëgjuar me kujdes mesazhet tuaja në Kiev pasi ne do shënjestrojmë propagandistët e Putinit, pasi gënjeshtrat e tyre janë duke helmuar hapësirën publike në Rusi dhe gjetkë”, tha zonja von der Leyen.

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua në Pallatin Elysee në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Që nga fillimi i kësaj lufte të tmerrshme, Evropa dhe miqtë tanë transatlantikë jo vetëm që kanë qëndruar afër Ukrainës, ne gjithashtu i kemi ofruar mbështetje masive Ukrainës. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Presidenti Macron dhe unë do ta sigurojmë Presidentin Zelenskyy për këtë sërish në Paris”, tha kancelari gjerman, Sholz pas takimit.

Vizita shënon një kthesë në marrëdhëniet me Francën dhe Gjermaninë, dy vende për të cilat banorët në Ukrainë ishin ankuar se nuk po bënin sa duhet për të ndihmuar. Përpjekjet e zotit Zelenskyy për më shumë ndihmë ushtarake perëndimore po bëhen ndërsa po shtohen provat se ofensiva e parashikuar e Rusisë rreth përvjetorit të agresionit po fillon të marrë formë. Të mërkurën, pas takimeve në Londër, presidenti ukrainas ka marrë zotimin e Britanisë për të trajnuar pilotët ukrainas për avionët luftarakë të avancuar të NATO-s./ VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty