LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy në vendet balltike: Kemi ndalur Rusinë, por na duhen më shumë sisteme kundërajrore

Në Vilnius, ndalesa e tij e parë gjatë një vizite dyditore në vendet balltike, presidenti ukrainas Zelenskyy u takua me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

11 Janar 2024, 07:19 Nga r.ll
Zelenskyy në vendet balltike: Kemi ndalur Rusinë, por na duhen më
Volodymyr Zelenskyy dhe Gitanas Nauseda

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se forcat ushtarake të vendit të tij i kanë treguar botës së ushtria ruse mund të ndalet, por se qeveria ukrainase ka nevojë të madhe që aleatët perëndimorë të dërgojnë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, për të ndalur valët e njëpasnjëshme të dronëve dhe raketave ruse.

Në Vilnius, ndalesa e tij e parë gjatë një vizite dyditore në vendet balltike, presidenti ukrainas Zelenskyy u takua me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

Më pas, zoti Zelenskyy tha se “kemi provuar që Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundshëm”.

Por, ai shtoi se “na mungojnë së tepërmi sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ato që na duhen më shumë”, për të luftuar ndaj valëve të sulmeve ajrore ruse. Mbi 500 dronë dhe raketa kanë goditur Ukrainën në periudhën 29 dhjetor – 2 janar.

Zoti Zelenskyy pranoi megjithatë se rezervat janë të pakta në vendet që munden ta ndihmojnë Ukrainën.

“Depot janë bosh”, tha ai. “Dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore”.

UKRAINA SYNON TË NGREJË INDUSTRINË E MBROJTJES

Ndërsa lufta po mbush dy vite, Ukraina shpreson të zgjerojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të punojë për projekte të përbashkëta me vende të tjera për të prodhuar më shumë municion dhe armë.

Zyrtarët ukrainas që shoqërojnë në këtë udhëtim zotin Zelenskyy nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi me Lituaninë për prodhimin e përbashkët të armëve. Marrëveshja të tjera të tilla pritet të nënshkruhen gjatë takimeve në Letoni dhe Estoni të enjten.

“E dimë se sa e lodhshme është kjo luftë e zgjatur dhe jemi të interesuar në fitoren e plotë të Ukrainës sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha gazetarëve presidenti lituanez Nauseda. Tre vendet e vogla të Evropës Lindore janë ndër aleatët më të vendosur politikë, financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës. Shumë njerëz në këto vende balltike shqetësohen se mund të bëhen objektivi i ardhshëm i Moskës.

Këto tre vende u kapën nga forcat ruse dhe u aneksuan nga Jozef Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato rifituan pavarësinë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe u anëtarësuan në NATO në vitin 2004, duke u vendosur kështu nën mbrojtjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë.

"Vendet demokratike kanë bërë shumë për të ndihmuar Ukrainën, por ne duhet të bëjmë më shumë së bashku në mënyrë që Ukraina të fitojë dhe agresori të humbasë", tha presidenti estonez Alar Karis në një deklaratë.

"Atëherë ekziston shpresa se ky do të mbetet agresioni i fundit ushtarak në Evropë, kur dikush dëshiron t'i diktojë fqinjit të tij me raketa, dronë dhe topa se cilat zgjedhje politike mund të ndërmerren", tha ai.

BIEN NDIHMAT PERËNDIMORE

Ndërsa zgjatet lufta Ukrainë-Rusi, furnizimet ushtarake perëndimore në Ukrainë janë pakësuar. Në Shtetet e Bashkuara, kërkesa e Presidentit Joe Biden për më shumë ndihma për Ukrainën ka ngecur në Kongres, ndërsa premtimi i Evropës në mars për të siguruar 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve nuk është përmbushur, me vetëm rreth 300 mijë predha të dërguara deri më tani.

Por sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar. Raketat ruse S-300 goditën të martën vonë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Disa ndërtesa u dëmtuan, por nuk u raportuan viktima.

Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe më shumë se 20 vende të tjera bënë një deklaratë të përbashkët të martën duke dënuar shitjen e raketave të Koresë së Veriut në Rusi dhe përdorimin në vazhdim nga ushtria ruse të këtyre raketave gjatë sulmeve në Ukrainë.

Deklarata thoshte se sulmet ndodhën më 30 dhjetor dhe 2 janar, dhe se vendet nënshkruese të deklaratës po monitorojnë nga afër se çfarë po i ofron Rusia Koresë së Veriut në këmbim të raketave.

"Transferimi i këtyre armëve rrit vuajtjet e popullit ukrainas, mbështet luftën e agresionit të Rusisë dhe dëmton regjimin global të mos-përhapjes", thuhet në deklaratë. "Përdorimi i raketave balistike të [Koresë së Veriut] në Ukrainë gjithashtu ofron njohuri të vlefshme teknike dhe ushtarake" për Phenianin.

Ndër nënshkruesit e deklaratës së përbashkët janë edhe ministrat e jashtëm të Argjentinës, Kanadasë, Izraelit, Japonisë, Norvegjisë dhe Koresë së Jugut./VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj