Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, Zelensky ka mirëpritur disa elemente të propozimit kinez për armëpushim, mirëpo ka thënë se nuk është plan konkret.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se planifikon të takojë presidentin kinez, Xi Jinping për të diskutuar propozimin për armëpushim që synon dhënien fund të luftës në Ukrainë.
Sipas Zelenskyt, një takim i tillë do të ishte “i rëndësishëm për sigurinë në botë”.
Duke folur në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, Zelensky ka mirëpritur disa elemente të propozimit kinez për armëpushim, mirëpo ka thënë se nuk është plan konkret.
Plani 12-pikësh i Kinës për “zgjidhje politike” nuk i bën thirrje Rusisë që të largohet nga Ukraina.
Propozimi është pritur me skepticizëm nga aleatët e Ukrainës.
Zelensky u ka thënë gazetarëve më 24 shkurt se nuk është gjë e keqe që Kina ka folur për Ukrainën.
“Pyetja është se çfarë pason pas fjalëve. Pikëpyetje janë hapat dhe ku çojnë ata”.
Autoritetet kineze nuk kane reaguar ende lidhur me këto deklarata.
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Pekinit që “të ndihmojë në rritjen e presionit ndaj Rusisë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Macron, i cili ka thënë se do ta vizitojë Kinën në fillim të prillit, ka shtuar se paqja është e mundshme nëse “agresioni rus ndalet, trupat ushtarake tërhiqen dhe nëse respektohet sovranitetin territorial i Ukrainës”.
Ndaras, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë në një intervistë se ideja që Kina të luajë rolin e paqebërësit në Ukrainë “nuk është racionale”.
“[Presidenti rus, Vladimir] Putin është duke e duartrokitur atë, andaj si mund të jetë i mirë?” ka thënë Biden për ABC News.
“Nuk kam parë asgjë në plan që tregon se ekziston ndonjë përfitim për dikë tjetër përveç Rusisë”, ka shtuar ai.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë të shtunën se ushtria ka zmbrapsur 70 sulme të ushtrisë ruse në drejtim të qyteteve ukrainase, Kupiansk, Liman, Bahmut dhe Avdivka në lindje.
Më 25 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se Rusia duket se ka mbetur me sasi të vogla të dronëve iranianë dhe mëton të furnizohet me ta.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Saad Lamjarred MAROK-Këngëtari maroken Saad Lamjarred, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje të re n&e...
Abby Cho HONG KONG- 28-vjeçarja Abby Cho, modele e famshme nga Hong Kongu, është vrarë brutalisht nga ish-bashkëshorti i s...
Qyteti i shkaterruar TURQI- Një tjetër tërmet ka tronditur qytetarët në Turqi. Pas dy tërmeteve të mëdha me qend&eu...
Tank GJERMANI- Në një anketë të realizuar nga Instituti YouGov, 51 për qind e respodentëve pajtohen me këtë vler&eu...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se i ka thënë Kryeministrit të Kosovës...
Në takimin e paralajmëruar për 27 shkurt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të...
Ilaci SHBA- Ozempic, ilaç i cili është miratuar për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe që është i programuar t&e...
Pallati i shkaterruar TURQI- Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po ofron një propozim prej 12 pikash për t’u dhënë fund ...
Alexander Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të mbërrijë në Kinë më 28 shkurt p&...