LIVE UPDATES
Bota

ZGJEDHJET/ Lista Serbe 'bojkoton', Serbia kërkon urgjentisht formimin e Asosacionit, si paraqitet SITUATA në veri të Kosovës? (REAGIMET)

Kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

16 Prill 2023, 17:36 Nga a.l
ZGJEDHJET/ Lista Serbe 'bojkoton', Serbia kërkon urgjentisht
Foto ilustruese

KOSOVË- Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Patok. Kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Më herët Lista Serbe njoftoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje duke pretenduar se shkak për këtë vendim sipas tyre është bërë dhuna e vazhdueshme institucionale që zbaton regjimi i Albin Kurtit. Por ditët e fundit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç paraqiti një kusht ndaj qeverisë së Kosovës, për të formuar Asosacionin para zgjedhjeve në mënyrë që politikanët serbë të hiqnin dorë nga bojkoti. 

Nisur nga kjo, Kosova sheh rrezik që situata në veri të vendit të destabilizohet këto ditë, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna të asaj pjese. Por kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se e kanë “garancinë” e ndërkombëtarëve se zgjedhjet nuk do të shtyhen edhe një herë.

Kjo situatë vjen përkundër marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër, e cila u konsiderua si një garanci për paqen në rajon. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, tha të premtën se Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për zgjedhjet në veri dhe se për to kanë marrë një garanci nga ndërkombëtarët.

Nuk mund të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Beogradit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur mundtë ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar. Një kompromis i mëhershëm ka ndodhur dhe zgjedhjet janë shtyrë një herë. Ato janë shtyrë me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare. Ne kemi marrë garancinë prej tyre se nuk do të shtyhen më shumë se një herë”, tha Konjufca.

Ai e ka vlerësuar mbështetjen e vendeve të QUINT-it (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali) për mbajtjen e zgjedhjeve më 23 prill, duke thënë se ai “ka qenë shumë pozitiv”.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka informacione se në Rashkë të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën dy grupe po zhvillojnë trajnime për ta destabilizuar veriun, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar.

E ashtuquajtura Organizatë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe në vazhdim kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve serbë me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj qytetarëve serbë që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion. Është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë e që mund të merren me veriun e Kosovës. Ka stërvitje, gjuajte me armë, taktizim”, ka thënë ajo.

Indikacione për këtë kanë dhënë djegiet e disa veturave në veri ditët e fundit. Djegiet, sipas Bislimit, u bënë pasi në mars u shtua gatishmëria e qytetarëve serbë për t’i konvertuar targat e veturave të tyre në RKS.

Brenda pak ditëve janë regjistruar afërsisht një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende dhe me atë ritëm shumë shpejt do të kishim mundur t’i konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale në Kosovë. Situata ka ndryshuar në prag të takimit në Bruksel”, ka thënë kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç dhe kryenegociatori Petar Petkoviç shkuan të enjten në Rashkë, aty ku u tha se po bëhen trajnime për destabilizimin e Kosovës. Aty, afër kufirit me Kosovën, ata u takuan me udhëheqësit e Listës Serbe që ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet e 23 prillit. Kjo parti ka thënë se s’do të marrë pjesë në zgjedhje pa u përmbushur dy kërkesat e tyre: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Në këtë takim u miratuan pesë konkluzione. Së pari, ata kërkojnë “reagim urgjent” nga BE-ja ndaj Kosovës. Së dyti, ata e vendosin formimin e Asociacionit si “parakusht absolut” për vazhdimin e dialogut.

Kërkesë për formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Asociacionit. Është një parakusht absolut për të gjitha hapat e mëtejshëm në dialog”, thuhet në konkluzionin e dytë.

Nga sot, ata thanë se do të kërkojnë tërheqjen e forcave të Policisë së Kosovës nga çdo vend në veri. Serbia kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen “pas formimit të Asociacionit”. Në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje, Vuçiq tha se ua ka treguar perëndimorëve kushtin e tyre. “Kanë javë që thonë – ju lutem zoti Vuçiç, do t’ju ​​shpallim fajtor nëse prishen zgjedhjet”, tha ai.

Kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, bashkë me serbët në disa institucione të vendit, kishin dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u planifikua të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo me rekomandimin e ndërkombëtarëve, ato u shtynë mes incidenteve të shkaktuara.

Bashkimi Europian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – nuk kanë kërkuar më që zgjedhjet të shtyhen. Ato këtë herë vetëm kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe që ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb dhe që mbështetet nga Beogradi, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj