LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e Vuçiç

Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

7 Qershor 2025, 19:58 Nga E. D
Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e
foto ilustruese

SERBI- Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar -komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet të jenë testi i parë elektoral për pushtetin dhe opozitën në Serbi, që nga shpërthimi i protestave studentore pas rrëzimit të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Për këtë arsye, edhe pse janë komuna me pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin.

Kosjeriqi ka rreth 10 mijë banorë, ndërsa Zajeçari afër 48 mijë.

“Për herë të parë do të shohim nëse rënia e SNS-së, që e kemi konstatuar në disa sondazhe dhe që reflektohet qartë edhe në atmosferën shoqërore, do të përkthehet në rezultat konkret”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë politikologu Dejan Bursaq, nga Instituti për Studime Politike i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.

SNS-ja, që udhëheq qeverinë dhe drejton Kosjeriqin e Zajeçarin prej më shumë se një dekade, do të përpiqet ta ruajë epërsinë në zgjedhjet lokale të 8 qershorit në këto komuna.

Zgjedhjet konsiderohen si testi i parë për mbështetjen që gëzon SNS-ja pas muajve të krizës politike, të shoqëruar me protestat e studentëve dhe bllokimin e fakulteteve nga ana e tyre.

Në Kosjeriq, opozita iu përgjigj thirrjes së studentëve vendas, hoqi simbolet partiake dhe dorëzoi një listë të përbashkët qytetare.

Studentët protestues e mbështetën këtë nismë, duke kërkuar që qytetarët të votojnë të bashkuar.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq - partia e të cilit është partnere e SNS-së në qeveri - gjatë një vizite në Kosjeriq më 1 qershor, u bëri thirrje votuesve të përkrahin listën e përbashkët të koalicionit.

Për dallim nga Kosjeriqi, në Zajeçar, opozita nuk arriti marrëveshje për daljen e përbashkët në zgjedhje.

Bursaq thotë se marrëveshja opozitë-studentë në Kosjeriq mund të shërbejë si model për organizim të ngjashëm në nivel kombëtar, nëse pushteti pranon kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në nivel lokal është më e lehtë, sepse komunitetet janë të vogla dhe njerëzit njihen mes vete, dhe financimi i partive nuk vjen zakonisht nga niveli lokal. Por, kjo është një zgjedhje që opozita duhet ta bëjë. Mendoj se edhe ata e dinë se, nëse qëllim i tyre është rrëzimi i regjimit të Vuçiqit, atëherë ndoshta duhet t’i sakrifikojnë interesat partiake”, thotë Bursaq.

Më 5 maj, studentët protestues kërkuan shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Ata thanë se kanë vendosur për këtë hap, sepse “pushteti nuk është duke ndërmarrë asnjë iniciativë” për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Për këtë kërkesë, ata morën edhe mbështetjen e shumicës së partive dhe lëvizjeve opozitare.

Nëse zgjedhjet shpallen, studentët protestues thanë se nuk do të paraqesin listë kandidatësh për deputetë, por do t’i japin mbështetjen e tyre një liste, për të cilën besojnë se do të mund të formonte një qeveri që do t’i plotësonte kërkesat e tyre.

Megjithatë, në disa emisione, ata theksuan se në listën që do të mbështesnin, nuk do të kishte përfaqësues të opozitës aktuale.

Duke iu përgjigjur kërkesës për shpalljen e zgjedhjeve të reja, Vuçiq tha se do të veprojë në përputhje me nevojat e vendit dhe popullit dhe se, në bazë të tyre, do t’i marrë vendimet./REL

serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj