LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët investojnë 15 milionë dollarë për fushatë në 7 shtete vendimtare

Komiteti Kombëtar Demokratik njoftoi se fondet janë një investim në degët shtetërore të partisë, me qëllim që t'i ndihmojnë ato të hapin më shumë zyra në terren dhe të zgjerojnë personelin. Financimi do t'u mundësojë demokratëve që të hapin zyra shtesë përtej 217 zyrave ekzistuese të koordinuara të fushatës që punojnë për rizgjedhjen e zotit Biden. Sipas njoftimit, këto zyra në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Karolinën e Veriut, Nevada, Pensilvani dhe Viskonsin punësojnë tashmë mbi 1100 punonjës.

16 Korrik 2024, 19:13 Nga M.B
Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët investojnë 15 milionë
Foto ilustruese

SHBA- Demokratët do të investojnë 15 milionë dollarë në shtatë shtete me rëndësi kritike për zgjedhjet e nëntorit, një përpjekje e fushatës presidenciale në shenjë kundërpeshe ndaj Kuvendit të Republikanëve. Fushata ka filluar ndërsa janë shtuar zërat në Partinë Demokratike që i kërkojnë Presidentit Joe Biden të tërhiqet nga zgjedhjet e nëntorit.

Komiteti Kombëtar Demokratik njoftoi se fondet janë një investim në degët shtetërore të partisë, me qëllim që t'i ndihmojnë ato të hapin më shumë zyra në terren dhe të zgjerojnë personelin. Financimi do t'u mundësojë demokratëve që të hapin zyra shtesë përtej 217 zyrave ekzistuese të koordinuara të fushatës që punojnë për rizgjedhjen e zotit Biden. Sipas njoftimit, këto zyra në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Karolinën e Veriut, Nevada, Pensilvani dhe Viskonsin punësojnë tashmë mbi 1100 punonjës.

Tre milionë dollarë do të dërgohen në Viskonsin; gati 2 milionë dollarë në Pensilvani, Miçigan dhe Nevada; pothuajse 1.5 milion dollarë në Arizona; më shumë se 1.2 milion dollarë në Karolinën e Veriut; dhe më shumë se 1 milion dollarë në Xhorxhia. Shpenzimi ishte planifikuar përpara se ish-presidenti Donald Trump të plagosej në një tentativë për vrasje gjatë tubimit të tij në Pensilvani të shtunën. Ky incident bëri që ekipi i fushatës së zotit Biden të ndryshojë përkohësisht strategjinë. Me gjithë atentantin, ish Presidenti Trump po merr pjesë në kuvendin e partisë dhe do të pranojë emërimin e partisë republikane të enjten.

Javët e fundit ekipi i fushatës së ish-Presidentit Trump ka hapur disa zyra të reja në terren, përfshirë në zonat kryesore zgjedhore, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar Republikan.

"Ne kemi paguar për personel dhe programe në terren në çdo shtet ku rezultati mund të ndikojë në zgjedhje dhe ato po zgjerohen çdo ditë", tha zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt. "Operacioni ynë agresiv është i përqendruar në rritjen e votave dhe nxjerrjen në pah të dallimeve" midis kandidatëve Trump dhe Biden.

Komiteti Kombëtar i Demokratëve për muaj të tërë ka thënë se operacioni në rritje i fushatës së saj në terren mund të ndihmojë në rezultatin e zgjedhjeve që pritet të jetë i ngushtë. Disa demokratë po përpiqen të zhvendosin vëmëndjen nga debatet e brendshme nëse Presidenti Biden duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen pas paraqitjes së dobët në debatin televiziv me zotin Trump dhe pavarësisht nga dinamika e ndryshimit të fushatës pas plagosjes së ish-Presidentit fundjavën e kaluar.

Presidenti Biden dhe ekipi i tij kanë shtuar përpjeket të sigurojnë ligjvënësit dhe donatorët e shqetësuar, si dhe votuesit skeptikë, se, pavarësisht moshës 81-vjeçare, presidenti demokrat mund të fitojë në nëntor. Pothuajse 20 ligjvënës demokratë megjithatë i kanë bërë thirrje publikisht zotit Biden të tërhiqet.

"Demokratët nuk po i lënë asgjë rastësisë dhe po investojnë shumë në terren për të siguruar që Joe Biden dhe Kamala Harris të fitojnë këto zgjedhje", tha në një deklaratë kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison. “Ishte gjithmonë e pritshme që këto zgjedhje të kishin rezultat të ngushtë dhe pavarësisht nga ajo që thonë mediat, rezultati i tyre do të varet nga prania e partive dhe pjesëmarrja në shtetet që nuk janë bastion i asnjërës palë”.

Kryetarja e Partisë Demokrate të Arizonës, Yolanda Bejarano tha se zyrtarët e shtetit dhe fushata e Presidentit Biden hapën një zyrë të 15-të fushate në Arizonë gjatë fundjavës. Ajo shtoi se "këto zgjedhje do të fitohen duke shkuar nga dera në derë, duke folur me njerëzit për çështjet për të cilat ata interesohen”.

“Kjo është koha e përkryer (për ta bërë këtë) nga pikëpamja ime”, tha Bejarano për investimin e Komitetit Kombëtar Demokrat. "Ne kemi nevojë për burime për të bërë punën, për të punësuar njerëz, për të pasur takime në të gjithë shtetin, për të përcjellë mesazhin përmes reklamave në media."/ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj