Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trumpi, i cili ka shpallur vazhdimisht hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë në muajt e fundit, foli për unitet në fjalimin e tij të hënën në mbrëmje (15 janar) pas fitores. Ne duam unitet, qofshin republikanë apo demokratë.
GJERMANI- Donald Trump fitoi zgjedhjet e para të partisë në Iowa. Në Gjermani bëjnë thirrje për gatishmëri për të gjithë skenarët. Shqetësime në ekonomi dhe politikë.
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump shënoi një fitore të qartë dhe çuditërisht të shpejtë. Televizionet kryesore në SHBA e shpallën fitues ish-presidentin vetëm 30 minuta pas fillimit të votimit.
Në vendin e dytë, por me shumë më pak vota se Donald Trump (51 për qind), është Ron DeSantis (21.2 për qind), guvernatori i shtetit federal të Floridës. Ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley (19.1 për qind) është në vendin e tretë. Në vendin e katërt ishte sipërmarrësi Vivek Ramaswamy me 0.7 për qind të votave. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ai ka bërë të ditur se tërhiqet nga kandidatura dhe ka mbështetur Donald Trump.
Fitorja e Trumpit ishte e pritshme. Ish-presidenti 77-vjeçar udhëhoqi bindshëm në sondazhet e opinionit publik. Haley kishte një fillim të dobët të fushatës disa muaj më parë, por rezultatet e sondazhit të saj janë përmirësuar me kalimin e kohës. Dhe DeSantis, i cili fillimisht u konsiderua kundërshtari më i mundshëm i Trump, filloi të humbasë popullaritetin muajt e fundit. Të dy ata nuk heqin dorë nga kandidatura.
Trumpi, i cili ka shpallur vazhdimisht hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë në muajt e fundit, foli për unitet në fjalimin e tij të hënën në mbrëmje (15 janar) pas fitores. Ne duam unitet, qofshin republikanë apo demokratë.
Para qindra mbështetësve të entuziazmuar në kryeqytetin e Iowa-s, Des Moines, ai akuzoi presidentin Joe Biden për “shkatërrimin total të vendit tonë.” “Tre vjet më parë ne ishim një komb i madh dhe sot njerëzit po qeshin me ne,” tha Trump.
Mbështetësit e tij e festuan fitoren në Iowa si “të pabesueshme” dhe “historike”. Senatorja e njohur republikane Lindsey Graham shkroi në rrjetin social X se zgjedhjet paraprake të partisë “praktikisht kanë mbaruar”. Republikanja Elise Stefanik u bëri thirrje kandidatëve të tjerë të tërhiqen në mënyrë që partia të mund të bashkohej pas Trumpit. Ajo shkroi në X se kandidatët e tjerë “s’kanë asnjë shans për fitore”.
Fillimi i vitit zgjedhor
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, baza e partisë zgjedh kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Votimi është kompleks dhe ndryshon nga një shtet federal në tjetrin. Zgjedhjet paraprake republikane në Iowa shënuan fillimin e vitit zgjedhor në SHBA. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 5 nëntor.
Iowa, pa dyshim, nuk ka shumë kuptim për sa i përket numrit të votuesve, por kushdo që arrin rezultate të mira në këtë shtet të vogël federal, mund të llogarisë me një “atmosferë të favorshme” në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo që ende mund të pengojë Trumpin në vazhdim janë problemet e tij ligjore. Edhe pse mbështetësit e tij i konsiderojnë proceset gjyqësore kundër kandidatit të tyre si të motivuara politikisht, rezultati i proceseve është ende i pasigurt. Ka mundësi që Trump të dënohet edhe para zgjedhjeve presidenciale. Shumëçka mund të ndodhë edhe në dhjetë muajt e ardhshëm.
Në Partinë Demokratike mendohet se kandidati i tyre tashmë është përcaktuar praktikisht. Joe Bidendëshiron të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. Ky 81-vjeçar nuk ka konkurrencë serioze në partinë e tij.
Shqetësim në Gjermani
Pas këtij suksesi të Donald Trump në zgjedhjet për kandidat, partitë opozitare gjermane të Unionit Demokristian (CDU/CSU) po ushtrojnë presion ndaj qeverisë gjermane që të përgatitet për një mandat të ri të Trumpit. “Qeveria federale nuk mund të injorojë më zhvillimet politike të brendshme në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja si partnere është shumë e rëndësishme për ne”, tha për agjencinë e lajmeve dpa, eksperti i politikës së jashtme të partisë, Jürgen Hardt (CDU).
Sipas tij, zgjedhjet paraprake në Iowa tregojnë si më poshtë: “40 për qind nuk votuan për Trump”. Megjithatë, është koha për t’u përgatitur për mundësinë që Trump të bëhet president.”
Edhe Dhoma Gjermane e Industrisë BDI paralajmëron se fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë. Shtetet e Bashkuara më pas mund të izolohen përsëri ekonomikisht, komentoi Presidenti i BDI-së, Siegfried Russwurm.
Ai shtoi, se Gjermania duhet të përgatitet për të gjithë skenarët: “Kjo do të thotë: nuk mjafton të shqetësohesh”. Evropa duhet të përgatitet për një botë, në të cilën ne evropianët do të lihemi më shumë vetëm dhe do të mund të mbështetemi më pak në partneritetin transatlantik të sigurisë sesa në 75 vitet e fundit”./DW
aleksander vuçiç ZVICËR- President i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë forumit ekonomik në Davos ku po marrin...
Gaza JEMENI- Qeveria e Jemenit e njohur nga OKB-ja, i kërkoi Britanisë së Madhe të ndryshojë politikën e saj në Gaza dhe...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, i cili kandidon për një mandat të ri gjashtëvjeçar në zgjedhje tha sot ...
James O'Brien dhe Albin Kurti DAVOS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të martën me Ndihmëssekretarin amerika...
Protesta SERBI- Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ...
Emigrantet LIBIA- Një varkë e vogël druri e cila u nis disa ditë më parë nga Libia dhe mbante 40 persona nuk po gjendet. Alar...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për herë të parë ka pranuar publikisht se ka marrë ankesa p&eum...
Bill Gates SHBA- Nuk është sekret që Bill Gates është i gatshëm për inteligjencën artificiale, por ai tani po paras...
Gaza IZRAEL- Një ministër i qeverisë izraelite i ekstremit të djathtë kritikoi një vendim të ushtrisë së vendi...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të origjinës, janë të kualifiku...