LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Spanjë: Blloku i djathtë prin, por s'e arrin shumicën

PP-ja do t’i ketë 136 vende parlamentare në dhomën e poshtme prej 350 vendesh, 47 më shumë sesa që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura më 2019, ka treguar rezultati preliminar i publikuar nga Ministria e Brendshme.

24 Korrik 2023, 07:10 Nga A.B

Zgjedhjet në Spanjë: Blloku i djathtë prin, por s'e arrin

Asnjë parti apo bllok nuk ka fituar një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, të mbajtura më 23 korrik, sipas rezultatit më të fundit, pas numërimit të rreth 99.9 për qind të votave, pavarësisht se Partia Popullore (PP) ka arritur fitore të ngushtë ndaj socialistëve në pushtet.

PP-ja do t’i ketë 136 vende parlamentare në dhomën e poshtme prej 350 vendesh, 47 më shumë sesa që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura më 2019, ka treguar rezultati preliminar i publikuar nga Ministria e Brendshme.

Partia e ekstremit të djathtë, Vox, do t’i ketë 33 vende - 19 më pak se që kishte siguruar më 2019 - që do ta mbajnë atë si forcën e tretë më të madhe në parlament, raporton Reuters.

Por, një koalicion hipotetik mes saj dhe PP-së nuk mund të arrijë shumicën absolute prej 176 vendeve parlamentare.

Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë, e kryeministrit Pedro Sanchez, e cila doli e dyta, do t’i ketë 122 vende, dy më shumë se që i fitoi më 2019, ndërsa aleatja e saj, Sumar nga ekstremi i majtë, do t’i ketë 31 vende.

Sanchez ka deklaruar, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, se e djathta dhe e djathta ekstreme “kanë dështuar” në përpjeken e tyre për, siç ka thënë ai, “zhbërjen e përparimit të arritur gjatë 4 vjetëve të fundit”.

Ndërkaq, prijësi i PP-së, Alberto Nunez Feijoo, ka thënë se partia e tij, si e fituese e numrit më të madh të vendeve parlamentare në zgjedhje, do të përpiqet ta formojë një qeveri të re.

Rezultatet sollën një parlament të ndarë, ndonëse sondazhet pas votimit tregonin se PP-ja dhe Vox kishin gjasa të mira të arrinin një shumicë për të formuar një qeveri.

Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Votuesit spanjollë iu drejtuan vendvotimeve që në orën 9 të mëngjesit të së dielës, për të votuar në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.

Zgjedhjet në Spanjë u mbajtën në kulmin e verës, teksa miliona votues janë duke pushuar larg qendrave të tyre të votimit.

Kryeministri Pedro Sanchez thirri zgjedhje të parakohshme, pasi Partia Socialiste dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos (Bashkë Mundemi), u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.

Qeveria e Sanchezit e ka drejtuar Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19 dhe është marrë me një rënie ekonomike të nxitur nga inflacioni dhe të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë.

Por, varësia e tij nga partitë e ekstremit për të ruajtur koalicionin e tij pakicë, përfshirë forcat separatiste nga Katalonja dhe Baskia, dhe miratimi i disa ligjeve liberale mund t’i kushtojë me pozitë.

Të djathtët nuk e pëlqejnë fare Sanchezin, i cili, sipas tyre, e ka tradhtuar dhe e ka shkatërruar Spanjën. Ata duan t’u shfuqizojnë shumë prej ligjeve të tij, prej të cilave kanë përfituar miliona qytetarë dhe mijëra kompani./rel

zgjedhje ne spanje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj