2 Maj 2023, 18:08
Nga k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
ANKARA- Zgjedhjet në Turqi po afrojnë dhe qytetarët ftohen më 14 maj të votojnë për të ardhmen e vendit. Mes raporteve për përkeqësimin e shëndetit të tij, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq i veshur me një xhaketë piloti për të zbuluar avionin luftarak turk KAAN.
Megjithatë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare duke komentuar goditjet në popullaritetin e tij, ka faktorë kritikë që do të përcaktojnë fatin e tij këto zgjedhje. Siç shpjegon CNN-i amerikan në analizën e tij, Erdogan do përballet me sfida të paprecedenta që mund t'i japin fund dy dekadave të tij në pushtet.
Duke u ndalur te problemet me të cilat përballet Erdogan, CNN thekson se tërmeti i Turqisë la më shumë se 50 mijë të vdekur dhe miliona të zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Shumica e provincave të prekura ishin bastione të Erdoganit dhe partisë së tij AKP. Por sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) Ahmet Gener, të paktën 1 milion votues në zonat e goditura nga tërmeti pritet të mos votojnë këtë vit.
Nga ana tjetër, kurdët e Turqisë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhje pasi Partia Demokratike e Popullit (HDP) pro-kurde e "persekutuar" nuk ka paraqitur një kandidat presidencial, por së fundmi ka mbështetur zyrtarisht rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.
Po nëse Erdogan humbet?
Edhe nëse Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, analistët thonë se Erdogan dhe partia e tij nuk do ta dorëzojnë pushtetin pa luftë. Nëse presidenti turk humbet votën me një diferencë të ngushtë, kjo hap mundësinë për të sfiduar rezultatin, siç u bë në vitin 2019.
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2019 në Stamboll dhe Ankara, AKP humbi kontrollin e qendrës financiare të vendit, duke bërë që zyrtarët e partisë në të dy qytetet të refuzonin rezultatin, duke pretenduan për parregullsi votimi. Epërsia e CHP-së në Stamboll ishte veçanërisht e ngushtë dhe përfundimisht çoi në vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) për përsëritjen e votimeve. Kandidati i CHP-së për kryebashkiak të Stambollit Ekrem Imamoglu fitoi më pas balotazhin, duke i dhënë një goditje Erdoganit.
rexhep tajip erdogan zgjedhjet ne turqi
Bota
2 Maj 2023, 17:49
I.A
Lucy Letby
ANGLI- Infermierja britanike Lucy Letby, gjatë seancës gjyqësore në Mançester për shtatë vrasje f...
Bota
2 Maj 2023, 17:54
a.l
Ivan Geshev
BULLGARI- Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ka shpëtuar i padëmtuar pas një shpërthimi të fortë që...
Bota
2 Maj 2023, 17:59
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Kushdo që u sëmur pasi u vaksinua kundër koronavirusit mendoi se mbase fajin e kishte vaksina. Për një k...
Bota
2 Maj 2023, 17:38
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë bashkëpunuar për të vendosur sanksione ndaj dy individëve t&eu...
Bota
2 Maj 2023, 17:45
a.l
Nicholas Burns
KINË- Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Kina t&...
Bota
2 Maj 2023, 17:42
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini deklaron se përfshirja e Gjermanisë në konfliktin e Ukrainës po rritet nga dita në ditë dh...
Bota
2 Maj 2023, 17:35
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se vendi i tij mund të fitojë luftën ndaj agresionit Ru...
Bota
2 Maj 2023, 17:29
a.l
lufta civile në Sudan
SUDAN- Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se më shumë se 100,000 njerëz janë larguar nga Sudani...
Bota
2 Maj 2023, 17:19
I.A
Charles Okello Engola
UGANDA- Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një zëvendë...
Bota
2 Maj 2023, 17:16
a.l
Grurë
RUSI- Kremlini deklaron se bisedimet me Perëndimin për marrveshjen e grurit në Ukrainë, vazhdojnë. Z&e...