LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Venezuelë, qeveria dhe opozita pretendojnë fitore

Këshilli Këmbëtar i Zgjedhjeve bëri publik rezultatin e zgjedhjeve 6 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke deklaruar se zoti Maduro fitoi 51 për qind të votave, kundrejt 44 për qind të kandidatit të opozitës Edmundo González.

29 Korrik 2024, 14:53 Nga r.ll
Zgjedhjet në Venezuelë, qeveria dhe opozita pretendojnë fitore
foto ilustruese

KARAKAS- Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari opozitar Edmundo Gonzales pretenduan të dy të hënën se ishin fitues të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Uashingtoni dhe qeveri të tjera të huaja kanë ngritur dyshime mbi rezultatin zyrtar të votimeve, që la në pushtet presidentin aktual.

Presidenti i Venezuelës Nocolas Maduro fitoi zgjedhjet për një mandat të ri, njoftuan organet zgjedhore të hënën, pas votimeve që opozita kishte shprehur besim se do t’i fitonte.

Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve bëri publik rezultatin e zgjedhjeve 6 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke deklaruar se zoti Maduro fitoi 51 për qind të votave, kundrejt 44 për qind të kandidatit të opozitës Edmundo González.

Të dhënat e publikuara nga insitutucioni qëndror i zgjedhjeve nuk përmbanin rezultatet e çdo njësie votimi.

Duke iu drejtuar të hënën në mëngjes mbështetësve në një tubim në kryeqytetin Karakas, zoti Maduro premtoi “paqe dhe siguri”.

“Unë jam Nicolas Maduro Moro, presidenti i rizgjedhur i Republikës së Venezuelës”, tha ai.

Kryetarja e opozitës Maria Corina Machado nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se fitues ishte kandidati opozitar González me 70 për qind të votave.

“Dum t’i themi popullit të Venezuelës dhe të gjithë botës se Venezuela ka zgjedhur një president të ri dhe ai është Edmundo González”, tha ajo.

Ndërsa zoti Maduro festonte fitoren për një mandat të tretë, shumë qeveri të huaja bënë thirrje për transparencë mbi procesin e numërimit të votave.

“Kemi shqetësime serioze se rezultati i shpallur nuk pasqyron vullnetin ose votat e popullit të Venezuelës”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Gjatë fjalimit të tij, zoti Maduro hodhi poshtë kritikat nga qeveritë e huaja, ndërsa e cilësoi institucionin zgjedhor në Venezuelë, që kontrollohet nga besnikë të tij, si më të besueshëm se sa autoritetet zgjedhore në vende të tjera, si në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric tha se ishte e vështirë të besohej rezultati i zgjedhjeve.

Edhe qeveri të vendeve të tjera, si Argjentina, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Panamaja, Paraquaji, Peruja, dhe Uruguaji bënë thirrje përmes një deklarate të përbashkët për transparencë mbi numërimin e votave, si e vetmja mënyrë për t’ u siguruar se të dhënat e shpallura pasqyrojnë dëshirën e votuesve venezuelianë.

Shefi për Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se qasja ndaj të dhënave të rezultateve të votimit në çdo qendër zgjedhore është “jetike” dhe se vullneti i popullit të Venezuelës “duhet të respektohet.

Disa aleatë, si Presidenti i Kubës dhe ai i Hondurasit e uruan zotin Maduro. Moska tha se do të forconte lidhjet me Karakasin.

Zoti Maduro po ushtron mandatin e dytë presidencial dhe votimet e së dielës ishin sfida më e fortë zgjedhore për të.

Kandidati Gonzales, është një diplomat në pension, i cili hyri në garë në prill pasi Gjykata e Lartë e Venezuelës nuk lejoi pjesëmarrjen në zgjedhje të kryetares së opozitës Machado./VOA

zgjedhjet ne venezuele

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj