Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas saj vakumi aktual institucional dhe i sigurisë duhet të zgjidhet duke u angazhuar me komunitetin lokal në veri të Kosovës.
KOSOVË- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas zgjedhjeve në veri të Kosovës. Përmes një deklarate ajo theksoi se zgjedhjet për kryetar komune dhe për asamble komunale që u mbajtën të dielën, më 23 prill, në komunat e Leposaviçit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ishin në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe dënon ashpër frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë për post apo të votojnë të dielën. Pas një shtyrjeje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i liderëve politikë serbë të opozitës, janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet demokratike. Retorika që vjen nga instancat më të larta të Serbisë ndaj zyrtarëve kosovarë është e mjerueshme dhe duhet të ndalet”, thuhet në deklaratën e saj.
Sipas saj vakumi aktual institucional dhe i sigurisë duhet të zgjidhet duke u angazhuar me komunitetin lokal në veri të Kosovës.
“Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione duhet të lehtësohet tani dhe qeveria e Kosovës duhet ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. BE-ja do të punojë ngushtë me të gjitha palët relevante për të rivendosur sigurinë dhe jetën normale për të gjithë qytetarët në këto komuna. Kështu puna e EULEX-it, KFOR-it dhe PK-së doli të jetë e domosdoshme dhe i përgëzoj për angazhimin e tyre”, thuhet në deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
My statement on the Municipal Elections which took place on 23 April in the north of #Kosovo ????@MiroslavLajcak @EUKosovo @EULEXKosovo pic.twitter.com/3XhOh7U3vJ
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) April 24, 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat preliminare të katër komunave në veri të Kosovës ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratik e Kosovës (PDK) kanë fituar nga dy komuna. Sipas rezultateve preliminare, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 73.5 për qind të votave në Leposaviq, ndërsa rivalja e tij nga PDK mori 25%. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 % të votave, apo 519 vota gjithsej, Taulant Kelmendi i PDK-së 186 vota ndërsa Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare 75 vota.
Deputetët e opozitës në Kosovë KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar...
Yevgeny Prigozhin MOSKË- Kreu i mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin nga kanali i tij Telegram bëri një zbulim pë...
Joe Biden SHBA- Sondazh "shuplakë" për presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka deklaruar se do të kandidojë për një mandat...
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë reaguar pasi Komiteti i Ministrave e proced...
John Kirby SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi në mediat amerikane se Shtetet e Bashkuara ka...
Incident në Avion AUSTRALI- Një incident i pazakontë ka ndodhur në linjën e një avioni me pasagjerë që ishte duke ...
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro pro...
Ndjekja SPANJË- Pamjet spektakolare tregojnë disa trafikantë droge që vrapojnë për t'iu larguar policisë në nj...
Josep Borrell Këshilli Evropian ka njoftuar sot krijimin e një mision civil të sigurisë në Moldavi të quajtur Misioni i Part...
Mullinjtë e erës BRITANI- Holanda dhe Britania planifikojnë të ndërtojnë lidhjen më të madhe ndërk...