LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale 2024, krimi ndër shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë

Krimi ishte ndër çështjet kryesore në mendjen e votuesve në zgjedhjet paraprake të martën në Nju Jork, ndërsa dy kandidatët kryesorë, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump pritet të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Njujorkezja Goldalee, e cila i kërkoi Zërit të Amerikës që të mos e filmonte fytyrën e saj, thotë se ndihet më pak e sigurtë.

3 Prill 2024, 16:12 Nga N.F
Zgjedhjet presidenciale 2024, krimi ndër shqetësimet kryesore për
Foto ilustruese

SHBA- Krimi është një ndër çështjet kryesore për votuesit amerikanë ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim mënyrës se si dy kandidatët kryesorë për president, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump po i trajtojnë shqetësimet e votuesve amerikanë.

Krimi ishte ndër çështjet kryesore në mendjen e votuesve në zgjedhjet paraprake të martën në Nju Jork, ndërsa dy kandidatët kryesorë, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump pritet të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Njujorkezja Goldalee, e cila i kërkoi Zërit të Amerikës që të mos e filmonte fytyrën e saj, thotë se ndihet më pak e sigurtë.

“Ekziston një energji dhe një aktivitet që nuk e kishim më parë, si me ata që mund të bëjnë krime ashtu edhe me njerëz që mund të kenë frikë nga individët që bëjnë krime”.

Votuesja Amy Pellettieri thotë se shqetësimet rreth krimit e bëjnë atë të tregohet më e kujdesshme.

“Ndihem shumë e sigurt në metro. E di që krimi është në rritje, e shoh në lajme, por nuk më ka rënë rasti të përballem. E di që po të tregohem e kujdesshme dhe të shmang situata që mund të jenë të frikshme për mua, do të jem mirë”.

Në këto zgjedhje, zoti Trump po bën fushatë si një kandidat për "ligjin dhe rendin" me zotimin që të forcojë policinë lokale. Javën e kaluar ai mori pjesë në funeralin e një polici të vrarë në qytetin e Nju Jorkut.

“Duhet ta ndalojmë krimin. Duhet të rikthehemi tek zbatimi i ligjit. Shumë gjëra duhet t’i bëjmë ndryshe sepse kjo nuk po funksionon. Kjo po ndodh shumë shpesh (vrasja e policëve)”, tha zoti Trump.

Një sondazh i muajit të kaluar nga organizata “Harvard CAPS-Harris” nxori në pah se votuesit amerikanë e shohin krimin dhe drogën si ndër çështjet kryesore me të cilat përballet vendi. Ky është një shqetësim edhe më i madh se kujdesi shëndetësor, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, edhe pse të dhënat e fundit nga FBI-ja tregojnë se krimi i dhunshëm pësoi rënie vitin e kaluar në të gjithë vendin, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në të voglat.Presidenti Biden, nga ana e tij, thekson rënien e krimeve si dëshmi e suksesit të administratës së tij me organet e zbatimit të ligjit.


Fushata e tij po u kundërvihet sulmeve të zotit Trump për krimin duke e lidhur atë me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit, që ndërprenë procesin e certifikimit të zgjedhjeve presidenciale, një garë ku zoti Trump humbi. Në një takim elektoral të zotit Biden merrnin pjesë punonjës të rendit që ishin në ndërtesën e Kongresit ditën e trazirave.


“Nuk ka nevojë të imagjinoni ç’do të ndodhë me demokracinë dhe Kushtetutën nëse Trump zgjidhet përsëri. Na e ka thënë dhe na e ka treguar. Gjashtë janari do të dukej si një provë e asaj që do të vijë. Nuk mund të varemi tek republikanët e Trump-it për të mbrojtur Kushtetutën, pasi ata e treguan se ishin kundër rendit dhe ligjit”, thotë Aquilino Gonell, ish polic në Kapitol.


Ndihmësit e zotit Biden thonë se përgjigja më e mirë për pretendimet e Trump-it për ligjin dhe rendin janë paditë e shumta ndaj tij për vepra penale. Republikani Trump thotë se paditë janë një ndërhyrje në zgjedhje nga një drejtësi e politizuar.

Marrë nga VOA

zgjedhje presidenciale shba krim shqetesim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj