LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden dhe Trump përgatiten për debatin e parë elektoral

Debati historik do t’u japë mundësinë kandidatëve t’u përgjigjen shqetësimeve dhe pikëpyetjeve të votuesve, si dhe u jep mundësinë të fitojnë pikë përballë kundërshtarit politik në zgjedhjet për president që pritet të kenë një rezultat të ngushtë.

24 Qershor 2024, 18:37 Nga E. D
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden dhe Trump përgatiten për
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Këtë të enjte, në orën 9 të darkës, presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen për 90 minuta në një studio në Atlanta të kanalit televiziv CNN. Debati historik do t’u japë mundësinë kandidatëve t’u përgjigjen shqetësimeve dhe pikëpyetjeve të votuesve, si dhe u jep mundësinë të fitojnë pikë përballë kundërshtarit politik në zgjedhjet për president që pritet të kenë një rezultat të ngushtë.

Do të jetë mbrëmja më e shumëpritur deri më tani për zgjedhjet presidenciale të këtij viti: një ripërballje historike mes presidentit demokrat Joe Biden dhe pararendësit të tij, ish-presidentit republikan Donald Trump.

Përballja e së enjtes mes dy kandidatëve më të moshuar për president shënon gjithashtu herën e parë në histori që debati bëhet mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti. Debati madje zhvillohet ndërsa ata ende nuk kanë marrë emërimin si kandidatë zyrtarë për president të partive të tyre.

Kanë kaluar katër vjet që kur ata u shfaqën për herë të fundit së bashku në të njëjtën skenë. Këtë radhë anketat tregojnë për një garë tepër të ngushtë.

“Ky mund të konsiderohet debati më i rëndësishëm presidencial i të gjitha kohërave. Gara është tepër e afërt... Dy kandidatët nuk mund të ishin më diametralisht të kundërt, si për sa i përket stilit ashtu edhe politikave. Vendi është i ndarë dhe i polarizuar. Pra debati merr rëndësi të madhe. Të dyja kampet elektorale e kuptojnë këtë”, thotë eksperti i debateve presidenciale nga Universiteti i Miçiganit, Aaron Kall.

Plani i presidentit Biden do të jetë të hidhet në sulm ndaj ish-presidentit Trump, për të nënvizuar se votuesit do të duhet të vendosin mes një udhëheqësi të vendosur dhe një kandidati të shpallur fajtor për vepra penale dhe që përbën rrezik për demokracinë.

Por, ky do të jetë edhe shansi më i mirë për presidentin që të hedhë poshtë idenë se është në moshë shumë të madhe dhe se nuk mundet të përballojë një mandat të dytë.

“Çështja e moshës do të shfaqet sërish. Presidenti Biden fitoi terren përkundër këtyre kritikave gjatë fjalimit për Gjendjen e Vendit që mbajti në muajin mars, ku ia doli mirë dhe u shfaq energjik. Por duke qenë 81 vjeç dhe me mundësinë e një mandati të dytë, atij i duhet të tregojë se është i fortë në krahasim me Trump-in, se zotëron faktet dhe nuk bën gabime verbale apo gafa”, thotë zoti Kall.

Ekipi i ish-presidentit Trump e shikon debatin e së enjtes si një mundësi për ta sulmuar presidentin Biden për situatën e inflacionit dhe emigracionin. Do të jetë gjithashtu një mundësi për t’u treguar votuesve se ish-presidenti Trump mund ta mbajë situatën nën kontroll edhe nën trysni.

“Ai duhet të shfaqet me një pamje presidenciale dhe që del mbi mosmarrëveshjet. Në këtë mënyrë, ai mund t’i eliminojë pikëpyetjet që njerëzit mund të kenë për temperamentin, apo aftësinë e tij për të shërbyer për një mandat tjetër”, thotë zoti Kall.

Sidoqoftë mangësitë e të dy kandidatëve do të ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për kundërshtarin politik.

Rregullat për debatin e 27 qershorit janë gjithashtu të pazakonta. Kandidatët kanë rënë dakord për të debatuar pa praninë e publikut në studiot e CNN-it. Mikrofonat do të jenë të mbyllur dhe do të hapen vetëm kur të jetë radha për të folur. Kandidatët nuk do të lejohen të kenë blloqe shënimesh me vete dhe në sallë do t’u jepet një stilograf dhe bllok për të mbajtur shënime, si dhe një shishe uji.

E gjitha kjo do të zhvillohet përpara një audience kombëtare, që do të ndjekë për herë të parë një përballje të dytë mes tyre. Debati i dytë do të mbahet në shtator dhe deri atëherë çdo sukses apo gabim do të ketë pasoja të rëndësishme./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj