LIVE UPDATES
Bota

Zjarret katastrofike në Hawaii/ 850 të zhdukur, qen të stërvitur për gjetjen e viktimave

Zjarri i 8 gushtit shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të Lahaina, i cili kishte 12.000 banorë dhe shumë vizitorë.

21 Gusht 2023, 19:22 Nga m.s
Zjarret katastrofike në Hawaii/ 850 të zhdukur, qen të
foto ilustruese

Dy javë pas zjarreve shkatërruese në Hawaii, numri i personave të zhdukur ka shkuar në 850. Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej. Deri më tani janë konfirmuar 114 të vdekur, nga të cilët vetëm 27 janë identifikuar. Forca të policisë me qen të stërvitur po marrin pjesë në përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur. Kërkimet kanë mbuluar 85% të zonës së djegur, dhe tani po fokusohen në ndërtesa të mëdha, të cilat do të kërkojnë kohë shtesë.

Autoritetet tashmë paralajmërojnë se për shkak të ngarkesës së madhe të nxehtësisë, shumë viktima mund të jenë shkrirë dhe kështu të mos gjenden kurrë. Zjarri i 8 gushtit shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të Lahaina, i cili kishte 12.000 banorë dhe shumë vizitorë.

Fatkeqësia më e rëndë e këtij lloji deri më sot në SHBA ka ndodhur në vitin 2018 në Kaliforni, ku humbën jetën të paktën 85 persona. Ndërkohë ndaj kompanisë energjetike janë ngritur të paktën tre padi. Ndonëse ende nuk dihet shkaku i zjarrit, paditë janë drejtuar kundër kompanisë pasi rrjeti elektrik besohet se ka kontribuar në përhapjen e fronteve të zjarrit.

hawaii zjarret

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...