Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit.
SHBA- Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit. Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi.
Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka rritur shqetësimet se Irani mundet që shpejt të përdorë këtë material për të prodhuar bombë bërthamore. Grimcat e uraniumit me këtë nivel të pastërtisë u gjetën në janar gjatë inspektimeve në uzinën për pasurimin e uraniumit, Fordov, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se ka biseduar me Iranin për të sqaruar origjinën e këtij uraniumi.
Autoritetet në Iran i kanë shpjeguar agjencisë se uraniumi me këtë nivel kaq të lartë të pasurimit ishte rezultat i “veprimeve të paqëllimshme”. Zëdhënësi i programit civil bërthamor të Iranit, Behrouz Kamalvandi, javën e kaluar tentoi ta portretizonte këtë gjetje si efekt momental i procesit për të arritur në pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti.
Megjithatë, ekspertët kanë argumentuar se një ndryshim kaq i madh i nivelit të pastërtisë ishte i dyshimtë për inspektorët. Informacioni lidhur me gjetjen e grimcave të uraniumit, që u paraqit në një raport të agjencisë së OKB-së, u zbulua më 28 shkurt.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, prej së cilës Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2018, kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind. Bisedimet për ringjalljen e kësaj marrëveshjeje janë bllokuar për muaj të tërë. Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, Irani nisi të shkelte kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore që arriti me fuqitë botërore./REL
Avionët kinezë KINË-Ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 19 avionë të forcave ajrore kineze në zonë...
trenat në Greqi GREQI- Një aksident hekururdhor vdekjeprurës në Greqi, pak orë pas mesnatës së sotme, la të pakt&eu...
Foto ilustruese Ministret e Jashtme dhe të Zhvillimit të Gjermanisë prezantuan më 1 mars udhëzime të reja për politik&eu...
Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës ...
Aksidenti në Greqi GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijn&eum...
Axel Springer GJERMANI- Botuesi më i madh gjerman, grupi mediatik Axel Springer, ka paralajmëruar stafin se do të shkurtojë nj&eum...
Presidenti letonez, Egils Levits Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, një vit më par&e...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend ...
ETIAS KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është par...
Sherri në Kuçovë KUÇOVË- Një sherr banal ka ndodhur në rrugët e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur dit&eum...