All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Zyrtarët amerikanë të zbulimit: Ndërhyrje ruse në zgjedhje, përpjekje për të dëmtuar Biden dhe ndihmuar Trump

Një vlerësim i ri i kërcënimeve për zgjedhjet e nëntorit, i cili u nda me gazetarët, nuk përmend asnjë kandidat me emër. Por një zyrtar i zbulimit u tha gazetarëve se këndvështrimi i Kremlinit rreth skenës politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e mëparshme zgjedhore.

10 Korrik 2024, 18:19 Nga M.B
Zyrtarët amerikanë të zbulimit: Ndërhyrje ruse në
Joe Biden dhe Donald Trump
All - Paragraf - 1

SHBA- Rusia po i kthehet një skenari të njohur në përpjekjet e saj për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është vënë në kërkim të mënyrave për të ndihmuar kandidaturën e ish Presidentit Donald Trump duke diskredituar fushatën e Presidentit Joe Biden, sipas zyrtarëve amerikanë të zbulimit.

Një vlerësim i ri i kërcënimeve për zgjedhjet e nëntorit, i cili u nda me gazetarët, nuk përmend asnjë kandidat me emër. Por një zyrtar i zbulimit u tha gazetarëve se këndvështrimi i Kremlinit rreth skenës politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e mëparshme zgjedhore.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim sa i përket preferencave të Rusisë në garën presidenciale në krahasim me zgjedhjet në të kaluarën,” u tha zyrtari gazetarëve, duke pranuar të flasë mbi raportin me kusht që të mos identifikohet me emër.

Zyrtari tha se kjo preferencë është përforcuar për shkak “të rolit të Shteteve të Bashkuara përsa i përket Ukrainës dhe politikës së përgjithshme ndaj Rusisë.”

Ky paralajmërim nga zyrtarët amerikanë të zbulimit vjen gati katër vite pas një paralajmërimi të ngjashëm të bërë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, gjatë të cilave presidenti i atëhershëm Trump garonte kundër zotit Biden.

Moska po përdor “një sërë masash në rradhë të parë për të diskredituar ish Nën-presidentin Biden dhe atë që e konsideron si një ‘klasë politike’ anti-Rusi,” kishte thënë në atë kohe ish drejtuesi i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, William Evanina.

“Disa aktorë të lidhur me Kremlinin gjithashtu po synojnë të ndihmojnë kandidaturën e Presidentit Trump në rrjete sociale dhe televizionin rus,” shtoi ai.

Një raport vlerësues pas zgjedhjeve, i publikuar në mars të vitit 2021, konfirmoi gjetjet fillestare. Presidenti rus Vladimir Putin autorizoi “operacione ndikimi që synoni diskreditimin e kandidaturës së Presidentit Biden dhe Partisë Demokratike” ndërkohë që i ofruan përkrahje zotit Trump, sipas raportit.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se ata po komunikojnë me dy ekipet e fushatave presidenciale dhe kandidatët, por nuk kanë pranuar të flasin se çfarë lloj informacioni është ndarë me ta. Fushata e zotit Trump të martën hodhi poshtë vlerësimin e zyrtarëve amerikanë të zbulimit si të çuditshëm.

“Vladimir Putini e mbështeti zotin Joe Biden për president sepse ai e di që Bideni është i dobët dhe mund të frikësohet lehtë, siç është dëshmuar nga sulmi disa vjeçar i Putinit në Ukrainë”, tha në një përgjigje me shkrim për Zërit të Amerikës zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt.

“Në kohën kur Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, Rusia dhe të gjithë armiqtë e Amerikës u zmbrapsën, ngaqë frikësoheshin se si Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin,” tha ajo.

“Të vetmit njerëz në Amerikës që nuk shohin këtë kontrast të qartë ndërmjet dobësisë së padobishme të zotit Biden dhe qasjes efektive të zotit Trump për një paqe përmes fuqisë janë stenografët majtistë në mediat qendrore të cilët e fitojnë bukën duke shkruar teori të rreme për Donald Trumpin,” shtoi ajo.

Ekipi i fushatës së zotit Biden ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për koment rreth vlerësimit të ri amerikan.

As zyrtarët rusë ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth pretendimeve të fundit, që akuzojnë Kremlinin se po përdorë një qasje “institucionale” për të ndihmuar zotin Trump dhe kandidatët e tjerë amerikanë që Moska i konsideron si të favorshëm që të fitojnë në zgjedhjet e nëntorit.

“Moska po përdor disa qasje të ndryshme për të përforcuar këtë mesazh dhe për t’i dhënë një petk vërtetësie përpjekjeve të saj”, deklaroi zyrtari amerikan i zbulimit. “Kjo përfshin edhe delegimin e përpjekjeve të saj firmave tregtare për të fshehur gjurmët dhe duke shfrytëzuar edhe personalitete amerikane me ndikim për të përhapur teoritë e saj”.

Përpjekjet e Rusisë gjithashtu duket se kanë vënë në shënjestër votuesit amerikanë në të ashtuquajturat shtete që ende nuk janë të përcaktuara, të cilat pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, thonë zyrtarët. Disa nga këto përpjekje tashmë janë identifikuar.

Rusia dhe inteligjenca artificiale

Departamenti amerikan i Drejtësisë të martën në mëngjes njoftoi se ka sekuestruar dy faqe interneti dhe 968 llogari në platformën sociale X, pjesë të asaj që zyrtarët e përshkruajnë si projekt të organeve ruse të zbulimit dhe platformës mediatike shtetërore të Rusisë RT me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Një komunikatë nga Departamenti i Drejtësisë tha se organet ruse të zbulimit dhe rrjeti mediatik RT përdorën një program kompjuterik specifik të inteligjencës artificiale për të krijuar llogari në rrjete sociale që duken të vërteta për të imituar amerikanë “të cilat pastaj u përdorën nga operatorët për të përhapur mesazhe që përkojnë me objektivat e qeverisë ruse.”

Përmes një deklarate të përbashkët, e cila u publikua në të njëjtën kohë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda, këto shtete paralajmëruan se Rusia është në proces e sipër të zgjerimit të operacioneve të ndikimit me ndihmën e inteligjencës artificiale në platformat e tjera të rrjeteve sociale.

Zyrtari amerikan i zbulimit e cilësoi përdorimin e tillë të inteligjencës artificiale si një “përshpejtues të ushtrimit të ndikimit keqdashës” dhe paralajmëroi se kjo teknologji tashmë është shfrytëzuar me shumë gjasë nga Kina në prag të zgjedhjeve të Tajvanit në muajin janar.

Aktualisht, zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë vërejtur pak shenja se Pekini po synon të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane, siç kishte bërë në vitin 2020 dhe 2022.

Kina “konsideron se ka pak përfitim në zgjedhjen mes dy partive që i sheh si palë që duan ta frenojnë Pekinin,” tha zyrtari amerikan i zbulimit, duke shtuar se gjërat mund të ndryshojnë.

“Kina po synon të zgjerojë kapacitetet e saj për të mbledhur dhe vëzhguar të dhënat në platformat amerikane të rrjeteve sociale, sigurisht për të kuptuar më mirë dhe eventualisht për të manipuluar opinionin publik,” thotë zyrtari. “Po ashtu, po shohim nëse Kina do të tentojë të ndikojë në disa gara të veçanta në nivel shteti siç kishte bërë në zgjedhjet për Kongresin që përkojnë me mesin e mandatit të Presidentit në vitin 2022.”

Ambasada kineze në Uashington, e cila i ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara në të kaluarën, u përgjigj duke i quajtur Shtetet e Bashkuara “shpërndarësin më të madh të dezinformimit.”

“Kina nuk ka për qëllim që të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane dhe shpresojmë që pala amerikane nuk do ta shndërrojë Kinën në çështje elektorale,” i tha Zërit të Amerikës në një përgjigje me shkrim zëdhënësi Liu Pengyu.

Raporti i ri që vlerëson kërcënimet ndaj zgjedhjeve amerikane paralajmëron se krahas shqetësimeve për Rusinë dhe Kinën, ka prova të shtuara që Irani po synon të luajë rolin e “agjentit të kaosit” në zgjedhjet e radhës në Shtetet e Bashkuara.

“Irani po synon të nxisë përçarje sociale dhe të minojë besimin në institucionet demokratike amerikane rreth zgjedhjeve,” sipas një versioni të raportit vlerësues, që ishte i klasifikuar paraprakisht.

Raporti po ashtu paralajmëroi se Teherani “ka treguar interes prej kohe për të shfrytëzuar tensionet politike dhe shoqërore në Shtetet e Bashkuara përmes mjeteve të ndryshme, përfshirë mediat sociale.” Si shembull, zyrtarët të martën iu referuan raporteve të zbulimit, të deklasifikuara, që tregojnë se Irani po përpiqet të shfrytëzojë protestat pro-Gazës në Shtetet e Bashkuara.

“Kemi parë aktorë që janë të lidhur me qeverinë e Iranit që shtiren si aktivistë në rrjete sociale, që nxisin protesta dhe që u japin edhe përkrahje financiare protestuesve,” tha drejtorja për Zbulimin Kombëtar, Avril Haines.

Zonja Haines tha se amerikanët të cilët kanë komunikuar me aktorë iranianë “mund të mos jenë të vetëdijshëm se po komunikojnë ose po marrin përkrahje nga një qeveri e huaj.” Zyrtarët iranianë ende nuk u janë përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për koment./ VOA

shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje