LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët e Listës Serbe refuzojnë ftesat e Prokurorisë

Siç thuhet në një komunikatë, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq.

10 Qershor 2022, 00:57 Nga DOSJA
Zyrtarët e Listës Serbe refuzojnë ftesat e Prokurorisë
Foto ilustruese

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, më 9 qershor, konfirmoi se zyrtarëve të të saj të lartë u janë drejtuar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por ata nuk kanë dashur t’i pranojnë ato ftesa. Siç thuhet në një komunikatë, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq.

“Në emër të Listës Serbe, mbesim të qëndrimi se asnjë nga personat e asaj liste, duke përfshirë anëtarët tanë, nuk do t’i përgjigjet asaj ftese, sepse është një persekutim i pastër politik që ka për qëllim persekutimin e popullit tonë nga këto hapësira, si dhe se në rast të arrestimit të cilitdo njeri nga ajo listë, do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, madje edhe zbatimin e mosbindjes civile”, thuhet në deklaratë.

Rakiq, në një konferencë për media, më 25 prill, tha se kishte informacione se Prokuroria Speciale e Kosovës kishte iniciuar procedura kundër “qytetarëve, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe përfaqësuesve politikë serbë për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

“Bëhet fjalë për ngjarjet, gjegjësisht, për protestat kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës gjatë vitit të kaluar. Ky është një persekutim i popullit tonë me motive etnike dhe politike. Sipas informacioneve që kemi, bëhet fjalë për procedim ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, tha Rakiq, pa e precizuar se për cilën protestë bëhej fjalë.

Policia e Kosovës për Rajonin e Veriut, më herët, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se policia po ua dërgon ftesat individëve, por nuk kanë specifikuar saktësisht se çfarë ka në ato ftesa. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, por askush nuk iu përgjigj pyetjeve.

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka reaguar ndaj ftesave të dërguara zyrtarëve të Listës Serbe nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai ka theksuar se “mashtrohen të gjithë atë që mendojnë se do t’i trembin serbët e Kosovës”.

“Këtë nuk ia dolën as më të fortët dhe nuk do t’ia dalë as Kurti, i cili do të donte t’i rrënonte urat e bashkëpunimit dhe paqes. Serbët do të mbeten të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave legjitime”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Pjesëtarët e komunitetit serb protestuan në tetor të vitit të kaluar, pas një aksioni të Policisë së Kosovës për të luftuar kontrabandën e mallrave në rajonet e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në atë aksion janë konfiskuar “mallra kontrabandë në vlerë prej qindra mijëra eurosh”, si dhe janë mbyllur disa rrugë alternative, të cilat përdoreshin për kontrabandë mallrash.

Më herët, Lista Serbe ka thënë se u ka kërkuar vendeve të Quint-it, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, që “të frenojnë Prishtinën që të mos shkaktojë kaos në veri të Kosovës”. Gjithashtu, serbët lokalë në veri të Kosovës, në shtatorin e vitit të kaluar, bllokuan për dy javë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke për targat e Serbisë.

Në ato vendkalime, gjatë gjithë kohës me qytetarët kanë qenë përfaqësuesit e Listës Serbe. Në fund, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe për zgjidhjen e përkohshme për targat, gjegjësisht që të dyja palët të vendosin letër-ngjitëse të bardha mbi simbolet shtetërore.

Marrëveshja përfundimtare është dashur të arrihet brenda gjashtë muajve dhe ai afat ka skaduar në prill, por nuk është arritur marrëveshje, kështu që regjimi i letrave-ngjitëse të bardha është ende në fuqi./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj