Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë takimit të këshillit, zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, tha se Uashingtoni po punon me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez për të ulur tensionet dhe për të rikthyer besimin, në përpjekje për të krijuar kushte që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, dhe një zyrtar i lartë palestinez kanë diskutuar për dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor. Zyra e Gallant tha se ka ofruar siguri se qëllimi i Izraelit është që të shtypë trazirat e kolonëve hebrenj.
Biseda telefonike dhe ky njoftim ishin një ngjarje e pazakontë për Qeverinë nacionaliste dhe fetare të Izraelit. Biseda po ashtu vjen pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për situatën në Bregun Perëndimor, në zonat ku jetojnë palestinezët dhe ku kërkojnë që të krijojnë shtetin e tyre në të ardhmen.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje të martën “që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të nxisnin më shumë tensionet” dhe kërkoi uljen e tensioneve dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë.
Gjatë takimit të këshillit, zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, tha se Uashingtoni po punon me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez për të ulur tensionet dhe për të rikthyer besimin, në përpjekje për të krijuar kushte që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.
Gjatë një sulmi të Hamasit u vranë katër civilë izraelit afër një vendbanimi në Bregun Perëndimor. Kjo ngjarje nxiti dhunë për disa ditë dhe inkursione brenda fshatrave dhe qyteteve të banuara me palestinezë nga grupe të kolonëve hebrenj. Dymbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar nga policia izraelite.
“Izraeli e trajton seriozisht dhunën e shkaktuar ndaj civilëve palestinezë gjatë ditëve të fundit nga elemente ekstremiste”, citohet t’i ketë thënë Gallant Hussein Al-Sheikh, zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga zyra e Al-Sheikh. Në 15 muajt e fundit, forcat izraelite kanë intensifikuar bastisjet ndaj militantëve të dyshuar palestinezë dhe do të vazhdojë të kryejë operacione të tilla, tha Gallant. Po ashtu të martën, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka njoftuar Presidenca izraelite./REL
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që Ukraina të marrë një "ftesë pol...
Foto ilustruese Për vite i mbajtur sekret, më pas i përcjellë nga nami i keq dhe i përmendur për 48 orë për pretend...
Vladimir Putin RUSI- Autoritetet ruse njoftuan të martën se kanë mbyllur hetimin penal për rebelimin e armatosur të drejtuar nga k...
Aleksander Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka zbardhur detaje nga bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vl...
Xhelal Svelça KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me vazhdimin e situatë...
foto ilustruese KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi...
Viktor Orban UKRAINË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar rishikimin e buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian për t&...
Wagner RUSI- Autoritetet ruse raportojnë se grupi mercenar 'Wagner; do të çarmatoset, por do t'i shpëtojë ndjekjes penale p...
Joe Biden SHBA- Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit të Shtete...
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia financoi plotësisht kompaninë ushtarake private t&...