LIVE UPDATES
Politike

Botuesja Acka: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur

22 Mars 2021, 13:44 Nga DOSJA
Botuesja Acka: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar

TIRANË– Botuesja, njëkohësisht dhe kandidatja e Partisë Demokratike për deputete ishte e pranishme në promovimin e librit të Lulzim Bashës. Açka tha se Basha është treguar shumë i kursyer në librin e tij, dhe po ta kishte pyetur vetë ato do i kishte rekomanduar të kishte folur më shumë për veten.

Açka i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të kthyer Shqipërinë në normalitet dhe për të kthyer timonin në drejtimin e duhur pasi ka shkuar në drejtim të paditur.


DEKLARATA:

Ky libër më ka rënë në dorë kur unë nuk isha kandidate prandaj dua ta them këtë gjë se është shumë e rëndësishme. Unë jam e hapur për çfarëdo politikani. Madje ka disa politikanë tani nuk dua t’i them emrat të cilëve u kam sugjeruar si botuese që t’i shkruajnë jetët e tyre që kanë dalë nga politika, që janë në politikë sepse shoh siç jua thashë, një pjesë e debatit publik shumë të rëndësishëm që është i domosdoshëm për demokracinë dhe që në Evropën e sotme është gjëja më normale. Që çdo politikan, ai që e ndjen të nevojshme pikëpamjet e tij t’i bëjë publike, t’i thotë dhe të debatojë publikisht është gjëja më normale në Evropën e sotme dhe me këtë lloj gjuhe publike duhet të mësohemi, jo të shajmë njëri-tjetrin, por të debatojmë me argumenta për ato që ne na dhëmbin të gjithëve, për ato që u dhembin njerëzve për të cilët ne mendojmë se do t’i përfaqësojmë. Kështu që në këtë libër jam e hapur edhe për atë që mund të quhet kundërshtari politik që më sheh si kundërshtar politik. Absolutisht unë jam botuese dhe do të vazhdoj se kjo është ndjesia ime, kjo është jeta ime. Do ta vazhdoj edhe do të jem e hapur edhe për kundërshtarin në qoftë se ai ka pikëpamje që kanë të bëjnë me debatin publik larg sharjeve, larg fyerjeve, larg trajtimit të tjetrit si armik. Ne nuk jemi armiq, ne të gjithë bashkë jemi vetëm për një gjë: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur. Dhe ky libër është një kërkesë pikërisht për këtë gjë: Hajde ta kthejmë Shqipërinë në normalitet. Po të citoj një mikun tim opinionist që thoshte “ Hajde të mblidhemi qelbësira dhe të heqim Sali Berishën”, unë them hajde të mblidhemi 5 njerëz, 10 njerëz, 100 njerëz të mençur dhe ta kthejmë Shqipërinë në binarë të vërtetë. Kaq! Jo për të sharë këtë e për të sharë këtë, por për të menduar më në fund për një debat të shëndoshë publik shoqëror dhe më në fund njerëzit të ndjehen mirë në demokracinë e tyre, mos të ndjehen të frustruar, të mos ndjehen të fyer, të përjashtuar. Kjo është thirrja që ka ky libër. Ejani të mendojmë bukur se më në fund jemi lodhur nga sharjet, nga fyerjet. Sidomos një nga gjërat më të rëndësishme në këtë libër që mua më ka pëlqyer dhe kam dëshirë t’jua them publikisht zoti Basha. Është trajtimi që ju premtoni se do t’i bëni opozitës. Ka shumë rëndësi. Opozita është pjesë e demokracisë, nuk mund ta fyesh. Nuk ka të drejtë askush që është në pushtet ta bëjë. As zoti Basha nesër pasnesër nuk ka të drejtë ta bëjë politike. Opozita është pjesë shumë e fortë e demokracisë që na mëson ne ku i kemi gabimet për t’i bërë punët më mirë. Kështu që ju komplimentoj pikërisht për këtë gjë se kjo është një frymë evropiane që ne na duhet ta çimentojmë, jo ta sjellim, ta çimentojmë më në fund në Shqipëri. Kështu që unë ju përgëzoj për librin, ju përgëzoj edhe për këtë debat publik që hapni edhe do të vazhdohet besoj edhe nga politikanë të tjerë që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij debati publik. Edhe unë sigurisht si “Skanderbeg Book”, jam e nderuar që botoj një traktat të kësaj natyre dhe që besoj se do të vazhdojë edhe të jetë ndoshta një mundësi për të debatuar edhe më gjerë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flutura acka flutura acka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj