LIVE UPDATES
Bota

BQK: Ekonomia e Kosovës ka rënë 3.9 për qind gjatë vitit 2020

6 Korrik 2021, 05:06 Nga DOSJA
BQK: Ekonomia e Kosovës ka rënë 3.9 për qind gjatë

KOSOVË– Ekonomia e Kosovës ka pësuar një rënie prej 3.9 për qind gjatë vitit të kaluar, kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore për vitin 2020. Sipas BQK-së, vendi është ballafaquar me rënie ekonomike pas një periudhe mjaft të gjatë të rritjes.

Banka Qendrore ka treguar se ekonomia e Kosovës vlerësohet të ketë shënuar rënie prej 3.9 për qind në vitin 2020. Sipas njoftimit, gjatë vitit të kaluar, ekonomia e Kosovës vazhdoi të ketë stabilitet fiskal dhe të çmimeve. BQK-ja ka njoftuar se borxhi publik në vitin 2020 ka arritur në 1.5 miliardë euro apo në 21.8 për qind të BPV-së.

”Niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë, shprehur nëpërmjet indeksit të çmimeve të konsumit ka shënuar normën prej 0.2 për qind në vitin 2020. Lëvizja e çmimeve në Kosovë vazhdon të përcaktohet kryesisht nga lëvizja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e varësisë së lart të ekonomisë së Kosovës nga importet. Sistemi financiar, përkundër vështirësive të shkaktuara nga situata pandemike, vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

BQK-ja ka njoftuar se sektori i sigurimeve vazhdoi të ketë përmirësim që evidentohet me rritjen e shfrytëzimit të produkteve të sigurimeve në ekonominë tonë, ku asetet e sektorit të sigurimeve, në vitin 2020 përfaqësuan 2.8 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar me një rritje vjetore prej 11.6 për qind, duke ruajtur nivelin e rritjes së vitit të kaluar që ishte në nivelin prej 11.8 për qind.

“Për më tepër edhe kthimi negativ në investime gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 (si rezultat i efekteve të Covid-19 në ekonomi dhe tregjet financiare), ndikoi në ngadalësimin e aktivitetit të sektorit pensional. Por, humbjet e shkaktuara gjatë tremujorit të parë u kompensuan gjatë tremujorëve vijues, me kthim bruto në investime prej 160 milionë euro. Rrjedhimisht, sektori mbylli vitin me kthim pozitiv bruto nga investimet prej 72.3 milionë eurosh, pavarësisht përballjes me sfidën e shkaktuar nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftim.

Sipas BQK-së, lontributi i sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë ishte shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e vazhdimit të kreditimit, përkundër ngritjes së nivelit të rreziqeve me të cilat u ballafaquan bankat dhe në të njëjtën kohë, të mbajë nivele të larta të likuiditetit dhe mjaftueshmërisë së kapitalit.

“Sektori bankar vazhdon të ketë cilësi të mirë të portofolit kreditor me nivel të kredive joperformuese prej 2.7 përqind. Sektori i institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare gjithashtu ka vazhduar të ketë një ndikim të rëndësishëm në kreditimin e ekonomive familjare dhe bizneseve të vogla. Sektori pensional në vitin 2020 u karakterizua me ngadalësim të theksuar të rritjes krahasuar me vitin paraprak, derisa në ngadalësimin e rritjes së aktivitetit të sektorit pensional ndikoi tërheqja e 10 për qind të mjeteve të Trustit nga kontributdhënësit, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike”.

“Si rezultat i komunikimeve tona të vazhdueshme është aprovuar RFI (Rapid Financing Instrument) nga FMN-ja, në shumë prej 52 milionë eurosh për të mbuluar nevojat urgjente dhe të përkohshme të bilancit të pagesave si rezultat i pandemisë COVID -19. Po ashtu, pas koordinimit me bankat qendrore të regjionit, Banka Qendrore Evropiane ka aprovuar kërkesën e BQK-së për të vendosur një linjë financimi repo në shumë prej 100 milionë eurosh. Kjo linjë e financimit i mundëson BQK-së të huazojë likuiditet në valutën euro nga Eurosistemi, për t’i adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit për institucionet financiare në Kosovë në rast të mosfunksionimit të tregjeve për shkak të pandemisë COVID-19. Duke parë se ekonomia e vendit po hynte në një krizë të theksuar, ku bizneset dhe qytetarët po ballafaqoheshin me vështirësi të mëdha financiare, BQK-ja duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në bashkëveprim me institucionet kredidhënëse në Kosovë, ndërmori një varg masash për të ndihmuar ekonominë, që të përballojë në mënyrë sa më të lehtë sfidat e kësaj krize. Këto masa fillimisht konsistuan në aplikimin e moratoriumit për pagesat e kredive pa asnjë masë ndëshkuese për të gjithë huamarrësit, që janë ndikuar negativisht nga pandemia”.

Statistikat e tregut të punës në Kosovë tregojnë për shkallë të lartë të normës së papunësisë, normë e cila mbeti pothuajse e pandryshuar krahasuar me vitin paraprak.

“Shkalla mesatare e papunësisë deri në shtator 2020 ishte 25.60 për qind, një nivel pothuajse i ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit 2019 që ishte 25.57 për qind. Në vitin 2020, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në Kosovë ishte 37.3 për qind, që krahasuar me vitin 2019, tregon për një rënie të shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore për 3.2 pikë përqindje”, thotë BQK-ja.

Gjatë vitit të kaluar, sektori i jashtëm i Kosovës u karakterizua me rritje të deficitit të llogarisë rrjedhëse në 480.7 milionë euro apo 7.1 për qind pjesëmarrje në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me një rritje vjetore prej 20.4 për qind, kryesisht si pasojë e përgjysmimit të bilancit pozitiv të shërbimeve.

Në anën tjetër, rritja e eksportit të mallrave, si dhe rënia e konsiderueshme e importit si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik ka ndikuar që deficiti në tregtinë e mallrave të shënojë rënie prej 9.4 për qind dhe të zbresë në rreth 2.8 miliardë euro apo 41.5 për qind e PBB-së. Ndërsa, sipas Bankës Botërore, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike me 3.7 për qind në vitin 2021 dhe se rimëkëmbja do të jetë graduale, në përputhje me trendin botëror, aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm në 2022.

BB thotë se pandemia ndërpreu progresin e arritur gjatë një dekade në vendet e rajonit në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë, ndërkohë që tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor kanë mundur të rikuperojnë vetëm gjysmën e vendeve të punës të humbura për shkak të pandemisë – duke lënë të papunë një numër të lartë personash dhe duke i detyruar shumë të tjerë të braktisin tërësisht tregun e punës.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ekonomia ne kosove ekonomia ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj