LIVE UPDATES
Aktualitet

Bregu: Më 8 qershor nisim punën për uljen e tarifave roaming, mes BP dhe BE-së

12 Maj 2022, 13:18 Nga DOSJA
Bregu: Më 8 qershor nisim punën për uljen e tarifave roaming, mes

“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit. Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritja prej 500% e përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e “Roam Like at Home”, komuniteti i biznesit ishte i etur ta përdorur këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj me 8 Qershor ne si RCC nisim punën për të ulur tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës.”

Këto ishin disa nga mesazhet kryesore më të cilat Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) hapi sot Konferencën Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor organizuar nga RCC.

Ishin të pranishëm ministrat e turizmit, nga vendet e Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe palë të tjera të interesuara në sektorin e turizmit. Nën titullin “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit” kjo konferencë  do të shërbejë si një forum diskutimi mbi temat me rëndësi për turizmin e rajonit.

Në fjalën e saj Mjalinda Bregu theksoi se turizmi është për transformim dhe ka fuqinë të na sjellë të gjithë së bashku, ka potencial të madh që të përshpejtojë progresin dhe transformimin e rreziqeve në mundësi në qoftëse menaxhohen mirë dhe me zgjuarsi. Ky sektor gjeneron punësim për një rritje ekonomi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ul varfërinë dhe nxit mbrojtjen e mjedisit.

“Sot turizmi ka marrë një rëndësi të veçantë ekonomike dhe sociale. Është sektori ekonomik me rritjen më të shpejtë për shumicën e vendeve të industrializuar në vitet e fundit. Kjo industri e pazakontë vendos botën në lëvizje. Në rajonin tonë jeta para pandemisë shfaqte disa prirje positive. Në 2019-ën, mëse 12 milionë njerëz ishin vizitorë në Ballkanin Perëndimor, të cilët sollën një fitim prej 7.2 miliardë eurosh. Periudha postpandemike e vitit 2021 tregon rikuperim prej 70%, në të gjitha vizitat turistike, ndërsa udhëtimet rajonale të Ballkanit Perëndimor tregojnë 92% rimëkëmbje. Turizmi ishte 10.2 % e PPB-së së rajonit dhe gjithashtu më shumë se 25% e eksporteve! Në mesatare, 11.4 % e totalit të punonjësve në Ballkanin Perëndimor ishin nga ky sektor, dhe 55 % prejt tyre gra. Periudha pas pandemisë verës së kaluar tregoi 70% rikuperim të vizitave turistike, ndërkohë që udhëtimet brënda rajonit të Ballkanit Perëndimor tregojnë rreth 92% rikuperim. Më lejoni të nënvizojë gjithashtu se vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 114% në një vit, duke arritur në 7.2 milionë, e shumica e vizitorëve vijnë nga vendet fqinje. Prej të dhënave të fundit që kemi prej edicionit të fundit të Barometrit të Ballkanit, Mali I Zi – me 12 %, Serbia me 12% dhe Shqipëria me 11% ishin ekonomitë më të vizituara prej vizitorëve nga rajoni. Nga ato që kanë udhëtuar brënda rajonit, turizmi ishte arsyeja kryesore për 53% të pjesëmarrësve në sondazh. Duhet të theksojmë se turizmi do të jetë sektori i tretë që do të preket nga lufta në Ukrainë. Mbështetja në ardhjet e turistëve rusë në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e lartë. Për shembull, Mali i Zi mori 15% të turistëve të saj të huaj në 2018 (para Covid-19) nga Rusia. Dhe sektori i udhëtimit dhe turizmit kontribuon në PBB-në e Malit të Zi me 13%. Ndërsa ekonomitë e tjera në Ballkanit Perëndimor janë më pak të varura nga turistët rusë”.

Më tej Bregu ndaloi tek nismat e rëndësishme që RCC ka ndërrmarë e që ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ka një pyetje të hapur për të gjithë ne – si të pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Dhe ne themi se heqja e barrierave është hapi i parë. Mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon. Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor, dhe Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë për Qytetarët E Palës së Tretë brënda Ballkanit Perëndimor janë të përgatitur për firmosje dhe do japin një shtysë të re për turizmin. Ne pyetemi shpesh se cfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Rajoni pa roaming është një mundësi për të forcuar ofertën turistike dhe që të komplementojë politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritje prej 500% të përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e Roam like at Home, komuniteti i biznesit ishte i etur të përdorte këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj ne kemi nisur seriozisht, dhe jo pa kosto, punën për të zvogeluar tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës. Me 8 qershor, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, fillojnë procesin e përafrimit të politikave dhe praktikave rregullatore për të konverguar drejt Tregut të Përbashkët Dixhital.”

Në konferencë ishin të pranishëm Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin; pasuar nga katër panele tematike, me një mori panelistësh duke përfshirë Tatjana Matic, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Stasa Kosarac, Ministre e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Rozeta Hajdari, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Aleksandra Gardashevic-Slavuljica, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike majlinda bregu majlinda bregu


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj