LIVE UPDATES
Bota

Brenda burgut ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së dhe ish-Presidenti Thaçi, infermjerja: Shpesh njerëzit kanë ankesa psikolog

11 Nëntor 2020, 17:00 Nga DOSJA
Brenda burgut ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së dhe

HOLLAND- Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri te vrasjet dhe trajtimi mizor i njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

Objekti i Paraburgimit i Gjykatës Speciale ndodhet në kompleksin e burgut Haaglanden në Hagë. Ky burg është unik në Holandë dhe i vetmi ku për të paraburgosurit ofrohen 24 orë në ditë shërbime të trajtimit fizik dhe psikiatrik. Haaglanden është i vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 persona. Përmes një video-storie të publikuar në web-faqen e këtij burgu në internet, është paraqitur puna e përditshme e disa punëtorëve brenda tij. Në Qendrën Psikiatrike të Burgjeve bëhet kujdesi dhe trajtimi i të burgosurve me probleme psikiatrike, ndërsa në pjesën tjetër të institucionit, Qendrën Gjyqësore për Kujdesin Somatik ofrohet kujdes mjekësor.

“Unë quhem Edith. Kam 20 vjet që punoj këtu në Qendrën Gjyqësore të Kujdesit Somatik. Shpesh njerëzit kanë ankesa psikologjike, por në parim ne mund të kujdesemi për të gjithë këtu. Dallimi lidhur me punën në këtë institucion dhe si infermiere në spital është se ju keni mbikëqyrje të vazhdueshme këtu dhe kjo gjithashtu të jep një ndjenjë shumë të sigurt”, ka thënë ajo.

Wilbert, oficer i sigurisë në këtë burg, ka thënë se për të “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë për stafin, të paraburgosurit dhe vizitorët”.Ndërsa, një psikolog i këtij burgu ka treguar, po ashtu, sfidat lidhur me punën e tij të përditshme.

“Emri im është Björn, unë punoj këtu si koordinator i trajtimit dhe psikolog. Këtu gjenden njerëz me probleme komplekse psikiatrike të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mbijetojnë në shoqëri ose të cilët gjithashtu janë ndaluar në klinikat e shëndetit mendor. Kur njerëzit hyjnë këtu, ata shpesh janë paksa të hutuar, shpesh janë thjesht në krizë ose duke u përballur me krizë psikiatrike. Ne në fakt përpiqemi t’ua sqarojmë sa më shpejt që të jetë e mundur kur ata janë këtu se çfarë po ndodh me ta dhe pastaj të shohim se për çfarë trajtimi kanë nevojë”, është shprehur ai.

Sipas rregullave të brendshme të burgut Haaglanden, vizitat për personat që mbahen në këtë objekt janë një orë në javë. Të paraburgosurit dhe ata që vizitojnë këto qendra të shëndetit brenda burgut, kalojnë disa kontrolle në hyrje-dalje që nisin përmes biometrisë me skanimin e gishtit. Këto qendra të shëndetit ofrojnë terapi të ndryshme për pacientët si ushtrime, psikoterapi, terapi muzikore, krijuese etj.

Por për trajtimin që po ua bëjnë pjesëtarët e sigurisë së Gjykatës Speciale janë ankuar në paraqitjet e tyre të para dy ish-krerët e UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale nuk ka pasur vërejtje për trajtimin ndaj tij. Për dallim nga dy ish-bashkëluftëtarët e tij, Selimi ka thënë se i kupton rregullat dhe s’ka vërejtje në këtë aspekt.

“Unë i kuptoj rregullat për të ardhur deri këtu, prandaj nuk ka diçka që mund ta nxjerr si vërejtje”, tha Selimi.

Ndryshe nga Selimi, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë ankuar të hënën në paraqitjet e tyre të para para Gjykatës Speciale për trajtimin e keq që thanë se po ua bën institucioni që u themelua me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi, që u paraqit i pari para Speciales nga katër ish-krerët e UÇK-së që u përfshin në një aktakuzë të përbashkët, u shpreh i mllefosur me trajtimin që iu bë. Ai tha se vetë nuk e ka trajtuar asnjëherë askënd në atë mënyrë.

“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. E theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi u shpreh i shqetësuar për reputacionin e klientit të tij, ndërsa e vlerësoi të turpshëm transferimin e Thaçit me pranga në duar nga objekti i paraburgimit deri në sallën e gjyqit.

“Shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të vihet në vend. Ishte për të ardhur turp që e pashë me pranga”, tha avokati Hooper.

Të martën, në një përgjigje për Express, Gjykata Speciale e ka arsyetuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë së këtij institucioni në raport me dy ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ndjekin standardet më të larta ndërkombëtare për trajtimin e të paraburgosurve.

MARRË NGA GAZETA EKSPRES

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli uck hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli uck

Sondazh

Poll
Bota 11 Nëntor 2020, 16:30

KOSOVË- Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në emër të familjes ka falenderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe solidarizimin ...

Bota 11 Nëntor 2020, 14:32

MAQEDONI E VERIUT– Dy tërmete të njëpasnjësshme me magnitutë 5 dhe 5.1 gradë të shkallës rihter ka tronditur pasditen e sotme Maqedoninë e Veriut. Lëkundj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj