LIVE UPDATES
Aktualitet

BSH: Raporti i kredive me probleme mund të arrijë deri në 10%

7 Korrik 2021, 05:11 Nga DOSJA
BSH: Raporti i kredive me probleme mund të arrijë deri në 10%

TIRANË– Banka e Shqipërisë pret që raporti i kredive me probleme të sektorit bankar këtë vit të mund të rritet deri në 10%. Drejtuesit e Departamentit të Mbikëqyrjes në këtë institucion vlerësojnë se pritshmëritë për rritjen e kredive me probleme këtë vit janë ndjeshëm më të ulëta se projeksionet fillestare, në momentin kur ekonomia dhe sektori bankar u prekën nga efektet e pandemisë.

Në atë kohë, parashikimi i Bankës së Shqipërisë ishte që raporti i kredive me probleme mund të arrinte deri në 15%. Por, në fakt, ky tregues gjatë vitit të kaluar rezultoi i qëndrueshëm, ndërsa në pjesën e parë të këtij viti po shënon madje një rënie të lehtë. Fakti që goditja e krizës në sektorin bankar u amortizua edhe më mirë nga sa pritej, i ka përmirësuar disi pritshmëritë e bankës qendrore për këtë vit.

Në vija të përgjithshme, parashikimi i Bankës së Shqipërisë është i përfaërt me atë të drejtuesve të bankave tregtare. Në prononcimet e tyre për “Monitor”, parashikimet e tyre përputheshin për një rritje maksimale prej jo më shumë se 2 pikë përqindje të raportit të kredive me probleme gjatë këtij viti. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, në mosrritjen e raportit të kredive me probleme ndihmuan shumë masat e përkohshme lehtësuese, që iu lejuan bankave të ristrukturonin kreditë pa përkeqësuar statusin e tyre. Por, një ndikim po aq të rëndësishëm patën edhe masat e buta për menaxhimin e pandemisë.

Në vjeshtë, qeveria shqiptare vendosi të mos aplikonte më masa kufizuese drastike, që do të kishin pasur një efekt të paevitueshëm në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimisht në aftësinë paguese të bizneseve dhe familjeve. Një faktor tjetër me rëndësi në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme ishte edhe ecuria e mirë e kreditimit, duke filluar nga mesi i vitit të kaluar.

Kjo ka ndihmuar që raporti të ngelet i qëndrushëm me një tendencë të lehtë në rënie, pavarësisht se kreditë e këqija në vlerë shënuan rritje. Veç efektit aritmetik në këtë raport, nga zmadhimi i portofolit total, kreditimi i ri ka ndihmuar edhe vijimësinë e aktivitetit dhe ruajtjen e aftësisë paguese të bizneseve. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill të këtij viti raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 7.88%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka rënë me 0.4 pikë përqindje. Aktualisht, raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta që prej vitit 2009. Megjithatë, kriza nuk ka kaluar krejt pa pasoja dhe sipas Bankës së Shqipërisë në kushte normale ulja e raportit të kredive me probleme do të kishte qenë më e madhe.

Efekti i krizës u përcoll më shpejt sidomos te huamarrësit më të vegjël, që patën më pak mundësi të përballonin përkeqësimin e situatës së tyre financiare nga humbja e punës apo mbyllja e aktivitetit tregtar.

Ndërkohë, bizneset e patën pak më të lehtë menaxhimin e goditjes fillestare të krizës, falë rezervave të krijuara dhe mbështetjes së vazhdueshme të sektorit bankar me hua për të vijuar aktivitetin. Në këtë segment gjithashtu ndikuan shumë edhe masat që lehtësuan ristrukturimin e kredive.

Raporti i kredive me probleme për bizneset ka vazhduar rënien dhe në fund të muajit prill ky raport zbriti në 9.42%, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë. Raporti i kredive me probleme të bizneseve nuk ka shënuar ndonjë moment rritjeje të mirëfilltë pas shpërthimit të pandemisë, megjithatë pasojat tek ky kontigjent i huamarrësve do të duken ndoshta duke filluar nga mesi i këtij viti. Ecuria e segmentit të biznesit ngelet përcaktuese në cilësinë e portofolit të kredisë bankare, sepse ky segment përbën më shumë se 60% të totalit të huasë për ekonominë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj