LIVE UPDATES
Bota

Bundestag-u forcon rregullat e COVID, deputetët e pavaksinuar në lozhën e publikut

13 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
Bundestag-u forcon rregullat e COVID, deputetët e pavaksinuar në

GJERMANI – Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-19 i orientonte deputetët drejt kësaj stende. Ky rregull për parlamentarët vjen pikërisht në ditën kur Instituti i Mbikqyrjes Shëndetësore dhe Profilaksisë Robert Koch (RKI) komunikoi një rekord të ri të infeksioneve brenda një dite, mbi 80.000 raste me COVID.

Në sfondin e rritjes së rasteve me COVID-19, parlamenti gjerman të mërkurën (12.01) votoi vendosjen e rregullave më të forta në mbarë vendin, e po ashtu edhe për hyrjen në parlament. Deputetët për të hyrë në sallën plenare dhe në sallat e mbledhjeve të grupeve parlamentare e të komisioneve duhet në rast se nuk kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës të paraqesin përpos dokumentit të vaksinimit, ose vërtetimit të shërimit nga COVID edhe një test negativ antigjen.

Deputetët që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore mund të hyjnë në sallën plenare me një test negativ PCR. Por deputetët e tjerë që nuk janë vaksinuar plotësisht lejohen të marrin pjesë në seanca vetëm duke qendruar në lozhën e publikut. Por edhe për të hyrë në këto mjedise lipset një test negativ antigjen.

Për ata që nuk duan t’u përmbahen këtyre rregullave janë parashikuar gjoba. Administrata e Bundestag-ut planifikon gjoba nga 1.000 euro për herën e parë dhe 2.000 euro nëse shkejet përsëriten. Madje ata mund të konfrontohen edhe me refuzimin e fletëhyrjes.

AfD kundër

Të gjithë grupet parlamentare në Bundestag votuan në favor të rregullores së re, me përjashtim të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), së cilës i mungonte gati gjysma e deputetëve në seancën e së mërkurës.

Disa prej deputetëve të AfD-së ishin ulur në lozhën e publikur, ndërsa të tjerë në vendet e tyre të zakonshme. Por gati gjysma e vendeve të tyre në sallë ishin të zbrazur.

Deputetët e AfD-së – si ata të ulur në sallën plenare edhe ata në lozhën e publikut disa herë e ndërprenë fjalimin e kancelarit Olaf Scholz duke mbajtur pllakata në shprehje të kundërshtimit të tyre ndaj masave rigoroze, gjë që në fakt është kundër rregullores së Bundestag-ut.

Në pankartat e tyre shkruhej “liri në vend të përçarjes” — duke iu referuar komentit të deputetit të AfD-së Bernd Baumann, i cili tha, se masat e marra po përçajnë jo vetëm shoqërinë, por edhe këtë parlament.”

Deputetja e partisë “E Majta” Sahra Wagenknecht, e cila e thotë hapur se nuk është vaksinuar ndaj COVID-19, gjithashtu i kritikon rregullat e vendosura në seancën e së mërkurës. “Ndalimi i deputetëve (të pa vaksinuar) nga prania në sallën plenare në vend që të vendosen testime për të gjithë, është e paarsyeshme në aspektin epidemiologjik e po ashtu edhe antikushtetuese nisur nga fakti, që vaksina nuk të mbron plotësisht nga një infektim”, i tha Wagenknecht portalit news hub RND.

AfD-ja thotë se do të ngrejë padi kundër rregullores së re në Bundestag. Alice Weidel, bashkëkryetarja e AfD-së, tha se “mandati i lirë i deputetit është i kufizuar tashmë prej rregullave të reja”.

‘Roli shembull’ për shoqërinë

Andrew Ullmann, deputeti i partisë Liberal Demokrate (FDP) njëkohësisht edhe mjek për sëmundjet infektive i hedh poshtë kritikat: “Këto rregulla të reja në parlament janë të rëndësishme për t’u treguar njerëzve jashtë parlamentit, se edhe për ne vlejnë të njëjtat rrregulla. Ne kemi përgjegjësinë të veprojmë këtu si një shembull”, tha Ullmann për DW.

Rregullat e reja në Bundestag janë të njëjtat sikurse vlejnë edhe për baret e restorantet në mbarë vendin.

Të pesë grupet parlamentare votuan në favor të rregullores së re duke argumentuar, se qëllimi është të sigurojnë që puna të vazhdojë pa u cënuar.

“Gjatë Krishtlindjeve pamë, se si disa deputetë merrnin pjesë në mbledhjet e komisioneve edhe pse ishin testuar pozitivisht. Kjo bëri që për shkak të kontaktit të dërgoheshin të gjithë deputetët në karantinë”, tha Ullmann. Bundestagu aplikon rregulla strikte edhe për përdorimin e maskës mbrojtëse. Tani lejohen vetëm maskat FFP2 /N95 në të gjithë godinën. Maskat mund të hiqen vetëm kur deputetët referojnë në pult. (dw)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bundestagu gjerman gjermani masat anti-covid ne gjermani bundestagu gjerman gjermani masat anti-covid ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 13 Janar 2022, 07:37

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e s...

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!