LIVE UPDATES
Aktualitet

Burgje private në Shqipëri/ Gati ligji i ri, ja kushtet e të burgosurve për të vuajtur dënimin në luks, VIP-ave iu lejohe

25 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Burgje private në Shqipëri/ Gati ligji i ri, ja kushtet e të

Në Shqipëri do të ndërtohen burgjet private dhe në të do të jenë të burgosurit që janë dënuar për krime të lehta, deri në pesë vite. Qeveria ka miratuar në mbledhjen më të fundit projektligjin “Të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” duke parashikuar ngritjen e qendrave private të izolimit.

Këshilli i Ministrave sipas këtij drafti do të përcaktojë rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale. Në burgjet private mund të vendosen të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim. Nuk do të vendosen në këto institucione të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë. Ndërkohë neni 17 i është dedikuar funksionimit të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale i sigurisë së lartë ku të dënuarit u vihen kufizime të të drejtave të tyre në rastet dhe sipas kritereve të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj.

Gjithashtu është përcaktuar se dërgimi i të burgosurve në burgjet private është kompetencë e ministrit të Drejtësisë. Urdhri i ministrit përcaktohet vetëm në rastet e: gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur me ligj; situatës emergjente; gjendjes së luftës; gjendjes së emergjencës, në përputhje me legjislacionin për emergjencat civile; rreziqeve potenciale për jetën dhe shëndetin e të paraburgosurit e të dënuarve; sulmeve të armatosura nga jashtë institucionit, apo referimit të informacionit për kryerjen e sulmeve të mundshme.

Burgjet në Shqipëri, të njohura ndryshe si Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ose seksione brenda tyre, mbi bazën e sigurisë, kategorizohen, si më poshtë vijon: Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë; Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme; Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së ulët dhe Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të hapura.

Në nenin 44 të draftit është parashikuar edhe punësimi i të burgosurve. Të dënuarit apo dhe të paraburgosurit punësohen nga administrata e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale ose nga persona juridikë privatë, brenda ose jashtë institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale. Ndalohet punësimi jashtë institucionit i të dënuarve që janë vendosur në institucionet e sigurisë së lartë. Punësimi jashtë institucionit i të dënuarve mund të lejohet nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin e drejtorit të institucionit në rastet kur nuk cenohen nevojat e sigurisë dhe e lejon vlerësimi i rrezikshmërisë të të dënuarit. Punësimi i të paraburgosurve jashtë institucionit mund të lejohet vetëm me vendim të prokurorit. Në çdo rast, dalja jashtë institucionit dhe kryerja e punës bëhen gjithmonë të shoqëruar nga personeli i institucionit dhe të ruajtur nga Policia e Burgjeve.

Burgu i sigurisë së lartë, ja kush vendoset. Telefonat nën përgjim

Regjimi i posaçëm zbatohet edhe ndaj të dënuarve ose të paraburgosurve të cilët kanë rrezikshmëri të lartë për shkak të lidhjeve me pjesëtarët e organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura ose të grupeve të strukturuara kriminale. Në raste të veçanta, mund të zbatohet një regjim i posaçëm i ushtrimit të të drejtave për të dënuarit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë dhe të paraburgosurit që hetohen apo gjykohen për veprat penale të parashikuara në kuadër të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste ose për vepra me qëllime terroriste. Kohëzgjatja e qëndrimit mund të jetë një vit, por edhe mund të zgjatet. Përcaktimi i kësaj kategorie vendoset me urdhër të ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa kjo kategori lejohet të takohen me familjarët në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video. Takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, lejohet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Për personat e paraburgosur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët lejohet vetëm me miratimin e prokurorit. Parashikimet e kësaj shkronje nuk zbatohen për takimet me avokatët mbrojtës. Ndërsa është vendosur që kjo kategori të ketë vetëm një herë në muaj biseda telefonike, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta, e cila regjistrohet. Kryerja e bisedave telefonike për personat e dënuar autorizohet me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse, për personat e paraburgosur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit. Kësaj kategori iu ndalohet përdorimi i vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgosuri nga jashtë, si dhe parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, deri në 2 orë, por jo më pak se 1 orë në ditë. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgje private ne shqiperi burgje private ne shqiperi


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit