LIVE UPDATES
Politike

Bushati: Vendimi i Greqisë për detin është një mesazh politik, duhet të shërbej si mësim për ne

26 Janar 2021, 09:28 Nga DOSJA
Bushati: Vendimi i Greqisë për detin është një mesazh

TIRANË- Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur sërish tek çështja e delimitimit të hapësirës detare Shqipëri-Greqi, zhvillimet më të fundit në lidhje me këtë cështje dhe mësimet që duhet të nxjerrë Shqipëria nga gjithë këto zhvillime.

Në një shkrim me titull: “Dy ndryshime dhe një mësim”, ish-ministri ndalet gjerësisht tek përfundimi i marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë si dhe deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare. Në fund të shkrimit Bushati është shrehur se ushtrimi i të drejtës së detit nga ana e Greqisë duhet që të shërbej si një mesazh për politikën tonë të jashtme.

Postimi  plotë: 

Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit. Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, ndërkohë që Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.

Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, më shumë sesa një zgjidhje të problematikës së majisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrave të rinj në rajon, që priten të vendosen me administratën e re amerikane të Presidentit Biden.

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarje të drejtë e të ndershme në detin Jon.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, injoroi në kurrizin tonë precedentin e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinental përballë tokës kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.

Marrëveshjet e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësisht legjislacionit të brendshëm për gjerësinë e detit territorial, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombëtare e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në tërrenin gjeografik përkatës.

Greqia ndan Det Territorial vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatikisht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay, pa pasur nevojën e përcaktimit të një vije delimituese për Detin Territorial, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohen edhe vijat delimituese në Detin Territorial.

Precedentët e vendosur, sidomos në rajon, janë orientues për pritshmëritë dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare. Ndaj, lipset një qasje sistematike e institucioneve tona për të punuar në vijimësi për përmbylljen e proceseve të delimitimit edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentëve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmojë rëndësinë e dimensionit mesdhetar të politikës sonë të jashtme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati greqia merr 12 milje nga deti jon ditmir bushati greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj