Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, menjëherë pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në.
“Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim.”- ka shkruar Cakaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.
Ndër të tjera kryediplomati theksoi se përveç faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar. Cakaj shprehet se marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve dhe zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.
“Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë z. Ali Ahmeti e z. Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut.”- tha Cakaj.
Në fund Cakaj siguroi se me Maqedoninë e Veriut do të vijojë bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe puna e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sot është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Në fjalën e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se në 100 ditët e fundit të qeverisjes së përbashkët do të ketë një kryeministër shqiptar. Ndërsa Zaev gjatë konferencës së përbashkët me Ahmetin ka thënë se do të jetë ai kryeminitër për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Koronavirusi në Itali ka vrarë me mijëra njerëz gjatë muajit mars dhe prill ku tashmë numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar mbi 35 mijë që prej f...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur bashkëshortes së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Michelle Obama e cila ditën e sotme ka dekla...
TIRANË– Kryeministri i vendit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter për arritjen e marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për krijimin e qe...
MAQEDONI E VERIUT- Dy partitë në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë arritur marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme ...
MAQEDONI E VERIUT– Sot në Maqedoninë e Veriut dy partitë LSDM- BDI kanë arritur marrëveshjen për koalicionin e qeverisë së re.Përmes një konference të përbashk...
MAQEDONI E VERIUT-Ditën e sotme koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për qeverinë e re. Menjëherë pas këtij njoftimi liderët e d...
MAQEDONI E VERIUT– Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur dy pacientë me Covid-19 dhe janë konfirmuar 130 raste të reja.Me rritjen e sotme Maqe...
MAQEDONI E VERIUT- Pandemia e koronavirusit ka mbyllur prej në mars shkollat në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ende situata e Covid-19 nuk është qetësuar plotësish...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë viktima si shkak i koronavirusit, ndërsa janë konfrimuar edhe 141 raste të reja me Covi...
ZVICËR– Zvicerjanët janë tronditur kur kanë parë se po binte “borë çokollate”. Por kjo ka ndodhur pasi grimca dhe phuhuri i kakaos është përhapur së...