LIVE UPDATES
Bota

Çeki: Gjykata i kujton qeverisë ligjin në kohë të Coronës

26 Prill 2020, 11:20 Nga DOSJA
Çeki: Gjykata i kujton qeverisë ligjin në kohë të

Pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e Coronës si jo në pajtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve. Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl një lajm i mirë. „Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Wellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, „1,7 km larg nga kufiri”. „Asnjë përjashtim nuk u bë për ne », thotë Šabatová.

Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të „kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore. E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. „Rroftë liria!” „Rrofshin klientët!”, thotë ajo. Producenti i filmit, Petr Jančárek rrëfen si i kishte kaluar ditët e krizës së Coronës. „30 vite, një gjysmë jete nuk lejohesha të udhëtoja në perëndim. M’u kujtua sërish kjo kohë.” Petr është tani i lehtësuar.

Ngjarja e ditës

Të enjten (23.04.) Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi si shkelje ligjore katër rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë. Dy prej tyre kufizonin lirinë e lëvizjes, të tjerat tregtinë me pakicë. Gjykatësi, Štěpán Výborný argumentoi, se kufizimet e të drejtave bazë lejohen të kufizohen nga qeveria vetëm në pajtim me ligjin për krizat. Ai u dha kohë deri të hënën qeveritarëve në Çeki për të përmirësuar situatën ligjore.

Kabineti i kryeministrit çek, Andrej Babiš e shpalli më 12 mars gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 30 ditë. Parlamenti e zgjati atë deri në fund të prillit dhe i miratoi kufizimet si i parashikon ligji për krizat. Por qeveria më vonë i tërhoqi këto vendime. Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, i futi sërish në fuqi vendimet, por këtë herë si bazë ligjore shërbeu ligji për mbrojtjen e shëndetit publik.

Eksperti për shëndetësinë, Ondřej Dostál, që e hodhi në gjyq qeverinë u trégua i gëzuar për vendimin e gjykatës. “Nga pikëpamja e një shteti demokratik kemi ecur edhe një hap përpara, tha ai në bisedë me gazetën “Hospodářské noviny”. Avokati mbrojtës i njohur në Çeki, Tomáš Sokol, u shpreh për Deutsche Wellen, se “qeveria e braktisi zonën relativisht të sigurtë ligjore, që i jepte ligji për krizat për të vendosur kufizime dhe zgjodhi me rrezik ligjin e mbrojtjes së shëndetit si arsyetim për të njëjtat ndalesa.” Nuk ishte e habitshme, që gjykata nuk i pranoi këto, thotë Sokol.

Gazetari dhe ish-ambasador në Paris, Petr Janyška thotë se “ishte një vendim i rëndësishëm gjykate, që i tregon ekzekutivit, që edhe në raste krizash duhet t’i përmbahet ligjeve.” Janyška thotë, se nuk do të habitej, nëse kryeministri Babiš nuk do ta vinte në dyshim këtë vendim. Vërtet Ministri i Shëndetësisë, Vojtěch menjëherë ka bërë të ditur apelimin për shfuqizimin e këtij vendimi. Qeveria çeke mori vendim të premten, se do të kërkojë në parlament zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 maj.

Burimi: DW

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çeki koronavirus çeki koronavirus


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj