Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se situata në Partinë Demokratoke është pa kuptim. Në një intervistë për Tv 21 në Maqedoninë e Veriut, Meta tha se nëse një kryetar kontestohet, ai duhet që t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Ai gjithashtu ka shtuar se nga zhvillimet aktuale në PD, prej kohësh po kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm
“Për fat të keq aktualisht është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar në Shqipëri për të parë ato pamje. Asnjë anëtar i Partisë Demokratike, një parti e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi është partia e parë produkt i demokracisë dhe i pluralizmit, por njëkohësisht është forca kryesore lëvizëse për të ndryshuar regjimin komunist, me merita të jashtëzakonshme në proceset demokratizuese, euro-atlantike të Shqipërisë. Dhe cfarë po ndodh? Po ndodh që nuk asnjë kuptim që në demokraci të injorohet vota. Është gjëja më normale që kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij, ashtu sikurse një kryeministër, të cilin e kundërshton një pjesë e grupit parlamentar që e ka votuar, që e ka zgjedhur, është i detyruar të rikonfirmohet.
Pra shkelja e këtyre parime të demokracisë sigurisht që çon në situata të pakuptimta. Megjithatë unë shpresoj që me mencuri dhe urtësi demokratë të mos jenë pre e padurimit, sepse në Shqipëri më vjen keq, më duhet ta them dhe po e them këtu meqënëse ju po këmbëngulni për të kaluar në zhvillimet atje: prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Kjo gjë u kërkua kur u dogjën mandatet dhe ju e mbani mend se ishte ndërhyrja ime për të shmangur zgjedhjet e njëanshme partiake vendore, dhe për të caktuar një datë gjithëpërfshirëse ku të merrnin pjesë të gjitha forcat politike, ishte sepse qenë shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme dhe ju i keni parë ato shfaqjet e paarsyeshme të dhunës dhe premtimet se do të bllokoheshin zgjedhjet, votuesit. Besoj se ka qenë një nga aktet për të cilat unë jam krenar që kam ndërmarrë, sepse kam shmangur një dhunë, kam shmangur një përgjakje mes shqiptarëve, e cila nuk do të ndodhte rastësisht. Duhet të kemi parasysh që ishte kulmi i intensitetit të ndarjes së kufijve“, tha Meta.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ka ardhur koha që të nis riorganizimi i PD-së. I ftuar në emisionin ‘Çi...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas protestës së dhunshme të 8 janarit dhe reagimin e kryeministrit Edi R...
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të dëshironte që Shqipëria që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bash...
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish nismën “Balkani i Hapur”. I ftuar në “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut ku ...
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka vërtetuar që është gati të bëj çdo gjë për hallin e tij. Me anë të një p...
TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa reagoi në lidhje protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Koordinatori Kombëtar ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se nuk ishte ai pesoni që kërkoi ndërhyrjen e Poli...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar disa nga foto nga protesta e 8 Janarit për tu dhënë një mesazh demokratëve. Me anë të një postimi në Facebook...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët që kanë mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha që të distancohen nga dhuna. Në një intervi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e mësoi live se Prokuroria e Tiranës do ta marrë në pyetje në lidhje me protestën e 8 Janarit. I pyetur nga gazeta...